Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve.

"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë e pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve" tha Kumbaro.

Çfarë parashikon rregullorja e re?
Hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me numrat e dhomave. Është shtuar dhe kriteri i ri: Në çdo 1 km plazh do të ketë minimumi 300 metra plazh publik.

"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin do të behet kjo. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë dhe pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve, oferta gjithë përfshirëse turistike e vendit ka ndryshuar ka ndryshuar edhe filozofinë dhe udhëtimeve të turistëve dhe të pushuesve vendas apo të huaj që nuk vijnë vetëm për të pushuar në bregdet, por edhe gjatë muajve të verës duan që ti marrin maksimumin këtij vendi. Pas shumë diskutimeve dhe debate edhe brenda qeverisë dhe me kolegë, modeli i ri i menaxhimit të plazheve do të bazohet në parimin kryesor se shezlongët në vetvete nuk mund të jenë parimi parësor i biznesit, por duhen trajtuar si një aksesor shtesë i hoteleve apo i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh do të kemi 300 metra plazh publik, kjo është një sfidë shumë e madhe për ne për bashkitë" tha Kumbaro.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 iu prezantua sot kryetarëve të bashkive. 

Strategjia e cila projekton krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike e ndan vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm. Ajo mbështetet në 6 shtylla.

Sfidë tjetër do jetë dhe pastrimi i përditshëm i plazheve, për të cilën kërkohet dhe angazhimi i pastrimit të plazheve. 

Për qeverinë, për të gjitha agjensitë dhe për bashkitë e bregdetit do të jetë një sfidë e madhe për tu angazhuar me të gjitha forcat në administrimin e plazheve të lira dhe në pastrimin e bregdetit, ku edhe këtë vit agjencia kombëtare e bregdetit vijoj të njëjtin operacion, plazhe të pastra, për çka ne angazhohemi që ta bëjmë edhe vitin 2025 në Shkodër, në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe në Sarandë, në pastrimin e përditshëm të 93 kilometrave linear plazhe.

Pastrimi është një betejë që ne e firojmë çdo vit dhe se fitojmë për të thënë që Shqipëria këtë vit ishte më e pastër se vitin e kaluar, ne me këtë duam të ndërtojmë Shqipërinë model të pastërtisë dhe duhet që të mobilizohemi të gjithë siç jemi edhe këtu sot përfaqësues nga të gjithë sektorët.


Lajmi kryesor:

Qeveria prezanton strategjinë 2024-2030: Jo turizëm masiv! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike! Rrisim netëqendrimet me 138%