Qeveria miratoi këtë të mërkurë projekligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital.
Sipas qeverisë, procedura e prokurimeve përmirëson kuadrin rregullator duke e përafruar me atë të Bashkimit Europian.
Risi në këtë projektligj është kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit. Po ashtu, blerjet dhe ankandet do të bëhen duke përdorur teknologji të avancuar digjitale edhe inteligjencën artificiale.
Tjetër risi është përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut, hartimi i specifikimeve teknike tërësisht në mënyrë digjitale, duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në procesin e prokurimeve dhe duke e automatizuar këtë proces.
‘Një nga projektligjet do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve në vendin tonë dhe padyshim ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurorimit publik në Shqipëri duke e përafruar atë me kuadrin ligjor të prokurimit publik në BE dhe duke adresuar të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit “Screening” në Bruksel. Ky projektligji synon dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka dixhitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve.
Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe dixhitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë.’- u shpreh Balluku.
Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se do të çojnë në Kuvend një projek për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurime.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.4%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
22 Nëntor 2024, 16:06
-
Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion
6 Nëntor 2024, 20:38
-
Projektligji i ri për tarifën e administrimit të banesave, gjobë 30% në muaj për ata që s’paguajnë, deri në ndërhyrjen nga Përmbarimi (I PLOTË)
6 Nëntor 2024, 16:16
-
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
3 Nëntor 2024, 18:44
-
‘Ekonomia digjitale’, thirrja e ambasadorit Gonzato: Më shumë punë për dixhitalizimin, jeni ende pas BE-së
2 Tetor 2024, 17:12
-
2 marsi i ‘Besëlidhjes së Lezhës’ festë kombëtare, e mbështet dhe opozita! Komisioni i Medias miraton propozimin e deputetit Ndreca
11 Shtator 2024, 13:45
-
Drafti i ri/ Do ndryshojnë rregullat! Hiqet leja e qëndrimit në Shqipëri për shtetasit e BE-së! Ja si do marrin pasaportën punëtorët dhe investitorët e huaj! Rregullat dhe kriteret (E PLOTË)
5 Shtator 2024, 18:48
-
Shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti, Konfindustria: duhet të hiqet tarifa, kosto për qytetarët
14 Qershor 2024, 11:15
-
I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)
2 Qershor 2024, 20:07
-
Anulohet votimi i 5 ligjeve në seancën parlamentare të 7 marsit! Nuk kishte kuorum! Korreshi: Fitore e vogël! I pavlefshëm dhe ai investimeve strategjike
29 Mars 2024, 11:37
-
Firmoset marrëveshja për ndërtimin e linjës kabllore nënujore me Egjiptin, Rama: Projekt ambicioz për të qenë kampionë të inovacionit në rajon
5 Shkurt 2024, 12:43
-
Kaosi la PD ‘jashtë’ Kuvendit, 3 pr/ligjet e Bashës presin dritën jeshile! Kryedemokrati s’ka votat, duhet të ‘bindë’ PS-në e Rithemelimin
7 Janar 2024, 12:27
Beni dhe Kadastren me inteligjencen artificiale
PërgjigjuPse nuk zevendesojme gjithe qeverine me ChatGPT dhe biem rehat nje here e mire?
PërgjigjuDeri tani prokurimet u bene me intiligjencen njerezore dhe paten problemet e korrupsionit,tani shpresojme ne intiligjencen artificuale te kemi prokurime te rregullta dhe kunder korrupsioni shteteror
PërgjigjuMos u bej merak, do kesh te njejtin korrupsion, por kesaj rradhe pergjegjesine do e kete "kompjuteri"
EdviniOLSIT ashtu siç ja ngopi popullit me dherbimet online ne Kadaster,te njejtin mekanizem ktiminalMafioz edhe me Pgokutimet Publike. E gezofsh o populli im edhe kete shpikje allaedvinOLSIT!
Përgjigju