Qeveria propozon 10 lekë/kWh
për energjinë elektrike në 2015

Qeveria propozon 10 lekë/kWh<br />për energjinë elektrike në 2015
TIRANE- Qeveria kërkon nga ERE që çmimi i energjisë pas ristrukturimit të mos jetë më i lartë se çmimi mesatar me të cilin e paguajnë energjinë sot konsumatorët familjare.

Kjo është kërkesa që zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja ka paraqitur sot në emër të qeverisë shqiptare në seancën dëgjimore që Enti Rregullator i Energjisë organizoi sot me grupet e interesit, ku 3 operatorët e sektorit energjetik prezantuan kërkesa për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Pra, fjala është për ngritje dhe ulje për subjekte të ndryshëm të klientelës, duke e lënë të palevizur rezultanten e tyre, në rreth 10 lekë/kWh.

Megjithatë, krahas kërkesave të tyre, zëvendësministri Bejtja, ka theksuar se strukturimi i çmimit, nuk do të sjellë një çmim më të lartë se çmimi mesatar aktualisht. Kjo pasi synimi kryesor i qeverisë shqiptare është mbrojtja e konsumatorëve.

“Objektivi i qeverisë është të transmetojë energji në mënyrë të shëndetshme me ekonominë dhe shëndetin. Për të përmbushur këtë është e nevojshme liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë. Evidentohen 2 përpjekje që duhen bërë, adoptimi i legjislacionit ndërkombëtar dhe hapja graduale e tregut. Qeveria mbetet e angazhuar për të mbrojtur të gjithë abonetntët familjarë. Kështu ne nuk do të lejojmë përkeqësimin të situatës dhe shprehim besim në mesatarizimin e çmimit dhe kërkesave të bëra nga 3 kompanitë e sektorit energjetik. Qeveria kërkon nga ERE që çmimi i energjisë pas ristrukturimit të mos jetë më i lartë se çmimi mesatar me të cilin e paguajnë energjinë sot konsumatorët familjare.” tha Bejtja

ilir bejtja

Më herët qeveria ka deklaruar heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kë/orë si dhe ka paralajmëruar që çmimi i ri i energjisë do të jetë një mesatare mes dy çmimeve prej 7.7 dhe 13.5 lekë.  Vetë kryeministri Rama ka theksuar se çmimi do të jetë i mesatarizuar.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë. Ai është shprehur edhe më herët kundërkërkesave të tre operatorëve për rritje të çmimit, dhe i ka kërkuar ERE-s të marrë përgjegjësinë që të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja. 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë bërë publike sot kërkesat e tyre për rritje të çmimit të energjisë, si dhe arsyet e kërkesave nga ana e tyre.

Kështu, KESH ka kërkuar të mos ndryshohet tarifa për prodhimin e energjisë 1 lekë për kilovatorë, por rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.48 lekë. OST gjithashtu ka kërkuar 12.8% rritje çmimi për shërbimin e vet, duke kaluar nga 0.65, në 0.73 lekë.

Së fundi, shitësi me pakicë OSHEE kërkon 38% më shumë për tarifën e shërbimit të shpërndarjes dhe nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë. Kështu çmimi mesatar fundor do të rezultonte me 29.3 % rritje.

Brenda dhjetorit të këtij viti Bordi Komisionarëve të ERE-s pritet të marrë një vendim përfundimtar me qëllimin që masat e reja për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të aplikohen që më 1 janar të vitit 2015.

tabelat e energjise

tabelat e energjise
 
KESH: Rritje nga 2.2 në 3.48 lekë, mbulojmë shpenzimet
Në raportimin e saj Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, shpjegoi arsyet e kërkesës së saj për rritje të çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë.  Sipas KESH, aplikimi i rritjes së çmimit të energjisë, vjen si rezultat i synimit për të kryer në mënyrë sa më optimale veprimtarinë e saj.

Në prezantimin e bërë, KESH theksoi se kërkesa fillestare ishte për rritje të çmimit në 3.34 lekë për kilovat/orë, por u ndryshua në 3.48 lekë për kilovat/orë, dhe se ky ndryshim ka ardhur si ndryshim edhe i kërkesës në rritje të OSHEE.

Kjo pasi KESH kryen dy veprimtari siç është prodhimi dhe furnizmi  me shumicë i energjisë. Për të plotësuar kërkesën e OSHEE për sasinë 4544 gwh, ku 1154 gwh do të blihen nga prodhuesit e vegjël me një vlerë 10 144 milionë lekë. Sipas KESH për të mbuluar të gjitha shpenzimet është i nevojshëm rritja e çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë.

“Aplikimi i KESH mbështetet në ligjin për sektorin energjetik, i cili përcakton që ERE përcakton tarifën për veprimtaritë e rregulluara të energjisë. Nëpër mjet tarifave të reja KESH synon kryerjen normale të veprimtarisë së saj. Gjithashtu ky aplikim synon realizimin e funksionit të furnizimit me energji të konsumatorëve. Aplikimi i KESH fillon me parashikimin e prodhimit të energjisë elektrike. Kriteret mbi të niveli i rezervuarit të Fierzës në fillim të vitit 2015, i cili përfaqëson një nivel optimal, që është mëse i nevojshëm për të garantuar prodhimin e duhur për vitin 2015. Ky nivel parashikohet që të plotësohet me prurjet e ERE në masën 75%. Të dy këto kritere parashikojnë të japin mbi 3460 gwh bruto. Çmimi për këtë do të mbetet i pandryshuar në 1 lekë për kilovatorë. Duke qenë se KESH kryen dy veprimtari, ku veç prodhimit edhe furnizminin  me shumicë, kërkesa e OSHEE, për sasinë 4544 gwh,  do të mbulohet nga prodhimi i prodhuesve të vegjël të energjisë, e cila parashikohet 1154 gëh. Llogaritjet tona janë bazuar mbi çmimet aktualet të HEC, e cila mesatarisht është 8.8 lekë për gwh. Blerja e energjisë në lekë shkon 10 144 milionë lekë. Shpenzimet operative parashikohen 2.4 milionë lekë. Pra kërkesa jonë është për çmimin 3.48 lekë. Aplikimi fillestar ishte për 3.34 lekë por ndryshimi vjen si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së OSHEE.” tha në prezantimin e tij KESH përmes përfaqësuesit

tabela kesh

OST: Kërkesa e rritjes, shkak borxhet, keqadministrimi ndër vite dhe sistemi i amortizuar
Nga ana e saj Operatori i Sistemit të Transmetimit në prezantimin e bërë është shprehur se shkak për kërkesën e rritjes së çmimit të energjisë janë borxhet e prapambetura, keqadministrimi i kësaj kompanie si dhe nevojën për zbatimin e projekteve për përmirësimin e sistemit të transmetimit, si rezultat i amotizimit të tij.

“Aplikimi nga ana jonë është bërë duke patur parasysh garantimin e furnizimit ë vazhdueshëm me energji elektrike.  Ajo që jemi duke bërë është zgjerimi i mëtejshëm i rrjetit 400 kw, për të bërë lidhjen më të mirë të interkonjuksionit me vendet e rajonit. Llogaritja e tarifës bazohet mbi metodologjinë Kërkesa për të ardhura bëhet nga shpenzime operative dhe shpenzime kapitale. Për vitin 2015 pritet të kapitalizohen një sërë projektesh nga OST. Vlera e projekteve është relativisht më e madhe krahasur me investimet tona modeste. Fatmirësisht kemi patur mbështetje nga institucionet veçanërisht në lidhjen e interkonjuksionit. Totali i projekteve është  9.2 milionë lekë. Sasia e energjisë për vitin 2015 është parashikuar 7337 gwh. Nga ajo çka pritej ka sjellë pasoja negative nga OST, konkretisht detyrime ndaj Ministrisë së Financave, detyrime ndaj KESH për humbje të energjisë. Tarifa e transmetimit ka një vlerë modeste krahasur me vendet e rajonit dhe për më tepër ne jemi në një stad ku OST duhet të plotësojë kriteret teknike të parashikuara nga BE. Ne jemi ende në fazën që kemi nevojë për fuqizime.” tha OST në prezantim të kërkesës për rritje të çmimit të energjisë. 

tabela kesh

tabela kesh

OSHEE: Rritje çmimit, shkak keqadministrimi ndër vite

Ndërkohë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është shprehur se kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë vjen si rezultat i borxheve të prapambetura dhe keqadministrimit çka ka sjellë të ardhura në mungesë në vlerën 62 miliardë lekë.

Po ashtu edhe rrjeti është tërësisht i rrënuar sipas OSHEE. Megjithatë sipas OSHEE, humbjet në rrjet kanë ardhur duke u ulur ndjeshëm këtë vit, nisur edhe nga aksioni i energjisë, për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Ndërsa lidhur me heqjen e fashës prej 300 kw/h, OSHEE ka nënvizuar se ky është një vendim që i përket ERE dhe qeverisë shqiptare.

“Ne jemi në parametrat gati perfektë të planit tonë, sipas programit të kompanisë. Krahasuar me vitin 2013, humbjet në rrjet kanë rënë ndjeshëm. E njëjta situatë është nga arkëtimet, madje shumë më e plotësuar. Mungesave e investimeve ka çuar në uljen e aseteve të kompanisë. Detyrimet afatshkurtra sot janë 91 miliardë lekë. Gjatë aplikimit kemi pasur kufizime. Gjendja e keqe ekonomike zhduk parametrat e tregut mbi të cilin është bazuar logjika e tregut. Në 3 vitet e fundit, nga të ardhurat e munguara janë 62 miliardë lekë, jo si pasojë e tarifës së ulët por e keqadministrimit.  Informacioni i transmetuar nga CEZ ka qenë i mangët. Rrjeti është tejet i rrënuar për të garantuar një transmetim serioz. Mesatarisht tarifa nga keqadministrimi është 36% më e ulët. 505 ankimime në muaj për fatura amorfe. Sa i përket heqjes së fashës është ERE dhe qeveria që vendosin.” tha në prezantimin e saj OSHEE

seanca degjimore e energjise

Ahmeti-Klaja replika për zhvillimin e seancës
Në nisje të seancës dëgjimore ditën e sotme, kreu i ERE, Petrit Ahmeti replikoi me kreun e Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja lidhur me zhvillimin e seancës.

Kjo pasi Kalaja ka kërkuar që i pari që të bëjë prezantimin e kërkesës për rritje të çmimit të energjisë të jetë OSHEE, dhe më konkretisht lidhur me heqjen ose jo të fashës mbrojtëse prej 300 kë/h.

Por nga ana tjetër, Ahmeti ka kërkuar zbatimin e axhendës, e cila parashikon fillimish kompaninë e prodhimit (KESH) atë të transmetimit (OST) dhe në fund të shpërndarjes (OSHEE) në prezantimin e tyre.

Petrit Ahmeti: Ky është një proces i bazuar totalisht në ligj. Sot jemi për të dëgjuar aplikimet dhe kërkesat e kompanive, është e drejta e kompanive të shprehen se çfarë kërkojnë ato për aktivitetin e vitit 2015, seanca është e hapur ne jemi të detyruar të dëgjojme, procesi është i hapur deri në vendimmarrje
Gëzim Kalaja: E konsideroj tryezën e sotme në interes të qytetarëve shqiptarë, lidhur me vendimin për rritjen e energjisë, që e kundërshton Bashkimi i Sindikatave. Për mua ky është një nga takimet më të rëndësishme nëse merren parasysh qëndrimet e grupeve të interesit. Këtu do të flasë KESH, OST, dhe OSHEE, dhe ju sipas programit keni lënë në dispozicion vetëm 70 minuta. tani çfarë mund të thonë ato për 70 minuta, kur pas diskutimit ne nuk jemi në gjendje të  Ne kemi pyetje për t’i bërtë OSHEE se ajo do të merret me rritjen e çmimit të energjisë. Duam të dimë se sa do të ngrihet çmimi i energjisë. Ne sot për të respektuar dialogun social nuk sollëm protestuesit. Prandaj kam një propozim, që të prononcohet e para OSHEE, sepse të tre institucionet kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe me qeverinë, dhe ERE është pjesë e qeverisë. Prandaj besoj se duhet dëgjuar e para OSHEE, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, dhe pastaj të ndërtohen pyetjet nga grupet e interesit.
Petrit Ahmeti: Ka një logjikë se pse fillohet kështu diskutimi, pasi në fillim është prodhimi, më pas transmetimi dhe shpërndarja. Ju do të keni kohën për të trajtuar argumentat dhe mendimet tuaja. Ne mbi bazën e axhendës, është në interes të dëgjojmë se çfarë kërkojnë kompanitë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të dëgjojmë mendimin e kompanive, për ne është në interes është kërkesa e të gjitha kompanive të sektorit energjetik. Mendojmë të vazhdojmë me axhendën.
Gëzim Kalaja: Zoti kryetar jeni ju që e vendosni axhendën. Ne jemi të interesuar për të dëgjuar mendimin e OSHEE, do ta heqë apo jo fashën e 300 kw?
Petrit Ahmeti: Ne nuk duam të bëjmë debat, pasi këtu do të paraqesin kërkesat të gjitha kompanitë.
Gëzim Kalaja: Ne nuk e kemi materialin.
Petrit Ahmeti: Materialet janë publike. Do ju lutem të vijojmë me axhendën. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që së bashku ta zhvillojmë këtë seancë dëgjimore. 

seanca degjimore e energjise

ERE vendos sot për çmimin e ri të energjisë elektrike më 2015
Sot duhet të marrin fund spekulimet lidhur me masën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, për t’i hapur rrugë, ndoshta, betejës në fushën politike lidhur me ndryshimin e mundshëm.

Enti Rregullator i Energjisë ka planifikuar në Hotel Tirana seancën dëgjimore me tre operatorët kryesorë, pas aplikimeve që të tre ata kanë dorëzuar lidhur me tarifat për vitin e ardhshëm.

Dje ERE ka publikuar tabelat e konsoliduara, sipas kërkesave të KESH, OST dhe OSHEE, me çmimin final që mund të rezultojë, në rast se do të miratohen 100% kërkesat e tyre. Në rast se komisionerët e ERE-s bien dakord me kërkesat e ndërmarrjeve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, tanimë të treja në pronësi të shtetit shqiptar, çmimi përfundimtar për konsumatorët familjarë do të ishte vetëm me një tarifë, 11.08 lekë për kilovatorë, si për ata që konsumojnë më pak se 300 kWh në muaj, ashtu edhe për konsum më të lartë se kaq.

Për bizneset që furnizohen me tension të ulët, si familjarët, çmimi do të ishte i diferencuar, nga 9.56 lekë për furrat e bukës, deri tek 15.36 lekë për tregtinë e shërbimet, gjithnjë vetëm me një tarifë. Institucionet shtetërore do të paguanin më shtrenjtë se të gjithë konsumin e energjisë elektrike, me 17.59 lekë për një kilovatorë.

Kërkesat e të tre operatorëve kanë qenë në rritje, pas një periudhe trevjeçare “moratoriumi”, gjatë së cilës nuk ka patur ndryshim çmimi. Kështu, KESH ka kërkuar të mos ndryshohet tarifa për prodhimin e energjisë (1 lek për kilovatorë), por rritje 51.8 për qind të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.34 lekë. OST gjithashtu ka kërkuar 12.8 për qind rritje çmimi për shërbimin e vet, duke kaluar nga 0.65, në 0.73 lekë.
Së fundi, shitësi me pakicë OSHEE ka kërkuar 38% më shumë për tarifën e shërbimit të shpërndarjes dhe kështu çmimi mesatar fundor do të rezultonte me 29.3 për qind rritje.

Kërkesat pasqyrojnë një situatë shumë të vështirë, madje prag kolapsi, për gjithë sektorin elektroenergjetik shqiptar, me një mal borxhesh të ndërsjellta dhe kredi të rënda nga brenda e jashtë vendit. Opozita po bën presion politik kundër rritjes së çmimit që, në fakt nuk vendoset nga Ekzekutivi, por nga Enti Rregullator, që është një institucion i pavarur parlamentar, që gjykon në rrugë teknike dhe jo politike. Nga ana tjetër, marrëveshjet me FMN dhe Bankën Botërore kanë qenë të kushtëzuara me rritjen e arkëtimeve dhe pagesën e detyrimeve, për çka qeveria ka vënë në lëvizje edhe ndëshkime deri në burgim për debitorët. 

tabela

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja me Italinë, Mitaj: Goli shumë shpejt, u emocionuam! Me Kroacinë na duhet të futemi me psikologji më të mirë

Ndeshja me Italinë, Mitaj: Goli shumë shpejt, u emocionuam! Me Kroacinë na duhet të futemi me psikologji më të mirë