Qeveria 'Rama 3', urojnë ndërkombëtarët, Yuri Kim: Gati të punojmë për të forcuar demokracinë! Soreca: Reformat për integrimin, të jenë pika kryesore në agjendë

Kryeministri Edi Rama, Zv. Kryeministri Ahmetaj, 12 ministret dhe 3 ministrat e kabinetit të ri u betuan sot para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën në këtë mandat të tretë qeverisës të socialistëve.

Menjëherë pas marrjes së detyrës së qeverisë së re, kanë ardhur edhe urimet nga ndërkombëtarët.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama, ku tha se pret të bashkëpunojë me qeverinë për të forcuar demokracinë, drejtësinë dhe biznesin.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca vuri theksin te Integrimi, ku tha se shpreson që kjo çështje të jetë edhe fokusi në programin e qeverisë. Me të njëjtin mesazh si ambasadori Soreca ka uruar edhe Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi.

Menjëherë pas betimit në Presidencë, Rama organizoi edhe mbledhjen e parë të qeverisë, ku u morën 16 vendime të rëndësishme. Mes tyre spikatën ai për punësimin e kampioneve olimpike të Kosovës te Forcat tona të Armatosura, krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informimin si dhe shpërblimi me pagën e prindërve të tyre deri në moshën 18-vjeç të fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve që humbin jetën nga COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Betimi qeverisë së re, Yuri Kim: Gati ë punojmë për të forcuar demokracinë, sistemin e drejtësisë dhe biznesin

1581322725_youri.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë qeverisës. Me një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se pret të punojë intensivisht me vendin tonë për të forcuar demokracinë, sistemin e drejtësisë dhe biznesin.

"Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. Pret të punojmë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, drejtësinë dhe biznesin. Urime dhe suksese!", shkruan Yuri Kim.

Ora 11:39
Soreca uron Ramën pas marrjes së detyrës: Presim që integrimi në BE dhe të reformat e ndërlidhura, të jenë pika kryesore në agjendë e qeverisë së re

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e detyrës dhe krijimin e qeverisë së re, ndërsa shprehet se pret që integrimi në BE dhe reformat e ndërlidhura me të, përfshirë sundimin e ligjit, të jenë pikat kryesore të agjendës. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se koordinimi i fortë institucional, është çelësi për hyrjen në BE.

"Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë shqiptare në marrjen e detyrës së tyre. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, përfshirë sundimin e ligjit, të shfaqen lartë në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është çelësi për hyrjen në BE", shkruan Soreca.

Në përditësim...

Ora 10:33
OSBE uron Qeverinë 'Rama 3' pas betimit në Presidencë: Gati të vijojmë të mbështesim përpjekjet për realizimin e reformave institucionale

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka uruar qeverinë e re 'Rama 3' pas betimit në Presidencë. OSBE shprehet e gatshme për të vijuar të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale, për të çuar përpara angazhimet ekzistuese dhe për të nisur angazhime të reja.

Sipas OSBE, rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re, përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit.

"Prezenca e OSBE-së i shpreh urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës. Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me Mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore. Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë", thuhet në urim.

 

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EU-BE: 19/09/2021 00:24

    Po nuk ka integrim edhe kete mandat Shqiptarët duhet të bëhen bashke dhe të kthejne cdo ligj kundrejt BE , jemi lodh me ligje kot që nuk Jane fare baze ligjore dhe me pritshmeri nëse ska futje në BE as në mandatin Rama 3 , kot që jetojme po na zuri 2025 akoma fukarenj kemi mbaruar seriozisht cdo sekond që rrime ket vend pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin