Qeveria shton fondet edhe për
rrugën e dytë të Fahri Balliut
Pas rritjes së fondeve për segmentin Levan-Vlorë me 18 milionë euro, edhe një segment tjetër rrugor, ku gjysmën po e ndërton e njejta firmë fituese, “Alpine”, pas së cilës fshihet sërish botuesi Fahri Balliu, i afërt me qeveritarët, ka përfituar shtesë fondesh. Bëhet fjalë për segmentin Fier-Tepelenë.
Pas rritjes së fondeve për segmentin Levan-Vlorë me 18 milionë euro, edhe një segment tjetër rrugor, ku gjysmën po e ndërton e njejta firmë fituese, “Alpine”, pas së cilës fshihet sërish botuesi Fahri Balliu, i afërt me qeveritarët, ka përfituar shtesë fondesh. Me një vendim të sotëm, Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen ndryshuese nr.2 në kontratën financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Fier - Tepelenë. Ky ndryshim duhet të kalojë në parlament dhe në VKM përcaktohet se do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Në VKM nuk përcaktohet shifra e rritjes së financimit, ndërkohë që pritet që ajo të bëhet publike në momentin që projektligji do të kalojë në komisionet kuvendore.
Ashtu si edhe segmenti Levan-Vlorë, edhe Levan-Tepelenë ka qenë i gatshëm si projekt në momentin kur qeveria Berisha erdhi në pushtet, në vitin 2005. Për më tepër, ajo gjeti gati edhe gjithë fondin e financimit, prej më se 70 milionë eurosh, më tepër se rruga e re e Vlorës, duke qenë se paraqiste më shumë vështirësi dhe ura e vepra të tjera arti me shumicë. Ky segment u bllokua fillimisht nga kryeministri Berisha, i cili theksoi se qeveria e tij do të kërkonte fillimin e një tjetër segmenti rrugor madhor, që do të lidhte Memaliajn me Kuçovën dhe Elbasanin, të ashtuquajturin “bosht qendror”. Më pas, ai ndryshoi mendje dhe, sërish, një nga dy segmentet e rrugës nga Fieri në Tepelenë iu akordua firmës “Alpine”, ku administratore ishte kunata e Fahri Balliut, botues i gazetës “55”.
Kohët e fundit opozita ka theksuar se, pas rritjes së fondeve për rrugë që ka 7 vjet pa u përfunduar fshihen vjedhje të fondeve puvlike. Rritja e kostos së rrugës Levan-Vlorë ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, kur zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka, shpjegoi se projekti ka nevojë për ndryshime dhe për këtë janë kërkuar nga BERZH 7.5 milionë euro dhe 3 milionë të tjerë nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), plus disa milionë euro nga buxheti i shtetit.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.9%
-
Jo
55.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48