Qeveria siriane ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e paqes, në ‘Geneva 2’, por nuk pranuan të negociojnë dorëzimin e pushtetit. Sipas raportimit të mediave, delegacioni që do të marrë pjesë në bisedime do të marrë udhëzime nga vetë Presidenti sirian Bashar al-Assad.
Ndërkohë, Turqia dhe Irani, të cilat mbështesin forcat opozitare në këtë konflikt iu bashkuan thirrjeve për një armëpushim në prag të bisedimeve në 22 janar të vitit të ardhshëm.
Ministria e Jashtme siriane tha se delegacioni i saj do të bazohej në kërkesat e popullit të saj, pra në eliminimin e terrorizmit në vend. Për sa u përket komenteve të vendeve perëndimore për largimin e Assad nga pushteti, ministria u përgjigj se ata duhej të zgjoheshin nga gjumi.
Në bisedimet e ‘Geveva 2’ pritet të marrin pjesë dhe forcat opozitare siriane. Tema kryesore do të jetë arritja e një marrëveshjeje për ndalimin e luftës civile në Siri.
Deri më tani, më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave kundër Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.
(v.gj/shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA