Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private. Për ReportTv ministria e drejtësisë deklaron se ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat pasi nuk gjeti zbatim. Parashikimi për burgjet private është bërë për herë të parë në vitin 2014, në nenin 12/1të ligjit “për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, ku shkruhej se burgjet janë publike dhe private dhe funksionimi i tyre do të përcaktohen me Vendim qeverie.
Ky draft parashikonte për të lehtësuar popullin në burgje se të dënuarit për vepra të ndryshme penale me një marzh dënimi me maksimumi pesë vite mund të akomodoheshin në burgjet private.
Ndërsa të gjithë ata që me vendim gjykate do tu caktohej një burg i sigurisë së lartë s’do mund të akomodoheshin dot në burgjet private.
Në vlerësimin e ministrisë së drejtësisë dispozitat që lejonin burgjet private janë hequr dhe në ligjin e ri hyrë në fuqi në gusht 2020.
“Në ligjin e ri që u miratua në Kuvend dhe hyri në fuqi në Gusht 2020, këto dispozita u panë të arsyeshme të hiqen për shkak se që nga viti 2014 kur janë miratuar nuk ka pasur ndonjë interes për ndërtimin e burgjeve private. Duke parë edhe eksperiencën e vendeve të tjera ku ky sistem zbatohet (Britania dhe SHBA), kjo praktikë është drejt mbylljes së tyre’’ sqaroi për ReportTv ministria e drejtësisë.
Aktualisht Shqipëria ka 23 institucione penale, burgje dhe paraburgime mes tyre burgje të sigurisë së veçantë IEVP Peqin, Korçë, Elbasan, Fier.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor 2024, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor 2024, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor 2024, 16:44
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor 2024, 16:42
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor 2024, 12:11
-
Drejtësia refuzoi ‘Antikorrupsionin’, Manja: Një prokuror s’mund të atashohet në komision, do japin ekspertizë! Mikrokreditë? Ndryshime ligjore për shërbimin përmbarimor privat
14 Tetor 2024, 15:01
-
U hiqet licenca 11 noterëve, Manja njofton aksionin
7 Shtator 2024, 16:28
-
Kërkoi të lirohej nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj
31 Korrik 2024, 19:46