TIRANE- Në projektligjet që parashikohet të ndryshojnë rregullat dhe normat fiskale në vend nuk mund të mos binte në sy edhe një lëshim, që qeveria po u bën prodhuesve të pijeve energjike, duke rikthyer këtë produkt jashtë sferës së ndikimit të akcizës. Nga ky lëshim. Shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve.
“Nga data 1 janar 2014, pijet energjike u trajtuan si produkte me akcizë, në masën 50 lekë/litri. Për shkak të vështirësive në zbatim nga administrata doganore propozohet të hiqen pijet energjike si produkte me akcizë”, thuhet në relacionin e ministrisë së Financave, që ka mbërritur në Kuvend.
/Shqiptarja.com

VIDEO