TIRANË – Në prag të sezonit turistik, vjen edhe një vendim qeverie “turistik” nga Qeveria, e cila sot ka vendosur në mbledhjen e radhës që çdo bashki a komunë e vendit që ka plazhe në administrim, të lërë në dispozicion për “Plazh publik” 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, plazhi publik do të menaxhohet dhe do të jetë në administrim të njësive të qeverisjes vendore; Spërndarja për stacionet e plazhit publik dhe privat do të bëhet në mënyrë proporcionale.
Në këtë kuadër, Qeveria ka marrë edhe një sërë masazh që synojnë të garantojnë jetën dhe paqen e pushuesve vendas dhe të huaj në plazhet e Shqipërisë duke filluar me përmirësimin e kushteve të sigurisë në plazhe, në zonat çlodhëse në bregdet dhe liqene, rezervuarë, lumenj e përrenj.
Në zbatim të këtij vendimi, janë ngarkuar 8 ministri si dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Bashkitë dhe komunat kanë detyrim të identifikojnë, zonat e përshtatshme si zona çlodhëse, të konsideruara të sigurta dhe të shëndetshme për njerëzit si dhe të japin autorizime
për plazhe, për argëtim e sporte ujore, të përshtatshme për përdorim publik, nëse ato nuk paraqesin rrezik për njerëzit nga pikëpamja shëndetësore/higjienike apo e sigurisë. Por, ato ngarkohen edhe me përgjegjësinë e vendosjes së gjobave dhe heqjes së lejeve në rastet kur qiramarrësi nuk përmbush kushtet e sigurisë dhe ato shëndetësore.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com