Qeveria vendim për furnizimin me gaz, klientëve në nevojë mbështetje financiare 50–100% e kostove të konsumit

Qeveria vendim për furnizimin me gaz, klientëve në nevojë mbështetje financiare 50–100% e kostove të konsumit

Ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, qeveria ka miratuar vendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz natyror.

Përmes këtij vendimi klientët familjarë në nevojë do të mund të mund të gëzojnë kompensim të shpenzimeve për konsumin e gazit natyror.

Në vendimin e marrë dje (11 janar 2024) ku përcaktohen kriteret dhe procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë thuhet se mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket

Sipas vendimit, mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë.

Përfituese janë familjet me ndihmë ekonomike dhe të fondit 6% ( asistenca sociale) familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit.

Familjet duhet të vërtetojnë gjëndjen e të ardhurave të ulëta në raport me pagën minimale.

Gjithashtu familjet përfitojnë statusin nëse:  Gazi natyror përdoret si burim kryesor për furnizimin e përhershëm të banesës për ngrohjen apo përgatitjen e ushqimit në banesën ku jeton familja në fjalë; Pajisjet e gazit natyror të klientit familjar lidhen me sistemin e shpërndarjes së gazit natyror përmes pajisjeve matëse të instaluara.

Vendimi saktëson se efektet shtrihen në momentin e operimit të infrastrukturës së gazit natyror, i cili përmbush kriteret sipas akteve ligjore në fuqi.

Konsumi maksimal i gazit për familje përllogaritet mbi bazën e periudhave sezonale dhe konsumit mesatar deri në 30 m3/muaj për një familje deri në 4 (katër) anëtarë. Nëse konsumi tejkalohet atëherë diferenca do të paguhet.

Të gjithë klientët familjarë, që përmbushin kriteret e kualifikimit kanë të drejtën të aplikojnë nëpërmjet portalit “e-Albania” në njësinë administrative vendore që mbulon territorin ku klienti ka vendbanimin ose vendqëndrimin për marrjen e statusit të klientit në nevojë të gazit natyror.

Operatori i sistemit të shpërndarjes do të ketë një regjistër me klientët në nevojë të gazit naturor.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja