Rritet konsumi i karburanteve, kthehet në nivelet e para luftës në Ukrainë

Rritet konsumi i karburanteve, kthehet në nivelet e para luftës në Ukrainë

Foto ilustruese

Rënia e çmimeve në bursa, rritja e kërkesës së brendshme dhe mirëmenaxhimi administratës doganore kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve. Konsumi i karburantit në 3- mujorin e parë të vitit 2022 ka tejkaluar me rreth 5000 ton tremujorin e parë të vitit 2022 dhe 3- mujorin e parë 2021 me rreth 3,100 ton.

Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë një rritje të konsumit të karburantit në mënyrë progresive gjatë muajit mars 2023 duke kaluar shifrën e 48 mijë e 741 ton. Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare është shprehur për një rezistencë të kënaqshme ndaj goditjes së çmimeve që erdhi nga ambienti huaj, rritja e pagave, rritja e punësimit. “Shpenzimet konsumatore dhe investimet private do të ushqehen nga financat e mira të sektorit privat, tregu i fortë i punës dhe rritja e kredisë, ndërkohë që eksporti i mallrave dhe i shërbimeve pritet të vijë në rritje”, bën me dije BSH.

Ndërkohë sipas Instat, rritja ekonomike po mbështetet te aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit, (me 6,18 %), Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor(rritje 5,61 %), Informacioni dhe Komunikacioni(13,79 %), aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit(rritje 12,97 %) dhe Pasuritë e Paluajtshme(rritje 9,36 %).  Gjatë vitit 2022, importet e karburanteve shënuan rënie, duke reflektuar shtrenjtimin e ndejshëm të tyre, sidomos në pjesën e parë të vitit. Në fillim të marsit, sapo nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, nafta në bota i kaloi 120 dollarë për fuçi, ndërsa në tregun vendas arriti në nivele rekord deri në 265 lekë për litër.

Në muajt e fundit të 2022-t çmimi erdhi në ulje, duke zbritur poshtë 200 lekëve/litër. Aktualisht një litër naftë tregtohet me 184 lekë, sipas vendimit të fundit të Bordit të karburanteve, i cili që prej marsit 2022 përcakton çmimet tavan të tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja