TIRANË, 19 Nëntor/ATSH/.- Një vendim i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave i hap rrugën ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës.
Kjo u bë e ditur nga zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili tha se qeveria ka marrë përsipër që të shpronësojë në masën 100% pronarët e truallit ku do të ndërtohet Muzeu.
"Një vendim tjetër ka të bëjë me një çështje të zvarritur prej kohësh, që është ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe ngritja e Muzeut të Bashkëjetesës, të cilat kanë një rëndësi të posaçme", tha Peleshi.
Sipas tij, Qeveria ka marrë përgjegjësinë për të bërë jo thjesht xhami, por një projekt kryesor kulti, që në mënyrë dinjitoze do të ketë afër një muze të bashkëjetesës fetare", tha Peleshi.
Sipas tij ,vendimi i qeverisë ka të bëjë me, 'marrjen e përgjegjësisë për të paguar vlerën e plotë të pronës private ku do të ndërtohet muzeu i Bashkëjetesës. Kemi ndjekur të gjitha procedurat e duhura"./m.m/