Qeveria vendos shtyrjen e taksës së pronës, do të paguhet në vitin 2019

Me kërkesë të bashkive, qeveria ka vendosur që të shtyjë taksën e re të pronës. Zbatimi ishte parashikuar që të niste nga muaji Prill i këtij viti, por është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur sot se periudha deri në fillim të vitit të ardhshëm do të shërbejë i lejon njësive vendore që të përgatiten.

Periudha deri në janar të 2019 është lënë si periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore që të përgatiten mirë, në mënyrë që në 1 janar 2019, të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës

Arben Ahmetaj

Pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë do të përjashtohen nga taksa. Akuzave të opozitës, ministri u është përgjigjur duke theksuar se taksa e pronës që do të llogaritet sa 0.05% e vlerës së pronës, nuk është e re për qytetarët dhe as nuk është rritur.

Kjo nuk është një taksë e re, nuk është taksë që është rritur, përkundrazi, në shumë kategori është ulur, është bërë më transparente, bazuar te vlera. Do t’i japë më shumë mundësi tatimpaguesve që të dinë se çfarë dhe për çfarë janë duke paguar dhe do t’i japë më shumë mundësi qeverisjes vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin dhe mbledhje taksash më transparente

Arben Ahmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur