TIRANE- Qeveria Rama do të vazhdojë t’i kushtojë një vëmendje të veçantë sigurisë dhe rendit të shqiptarëve edhe gjatë vitit të ardhshëm. Por, për këtë, ajo i ka dhënë një përgjigje pozitive edhe kërkesës së ardhur nga ministria e Brendshme për shtimin e efektivave të Policisë së Shtetit me jo pak, por 1.200 vetë. Kjo del nga relacioni shoqërues i Projektbuxhetit 2015, në të cilin thuhet shprehimisht: “Numri i punonjësve (të administratës publike) për vitin 2015 arrin në 87.400 punonjës, duke reflektuar kësisoj dhe shtesën prej 1.200 punonjësish në sistemin e Policisë së Shtetit, në përputhje me prioritetet e Qeverisë”.
/Shqiptarja.com











