Qeveria zhvendoset në Korçë, zbulohet axhenda e mbledhjes dy ditore (Detaje)

Qeveria zhvendoset në Korçë, zbulohet axhenda e mbledhjes dy ditore (Detaje)

Foto ilustruese

Ashtu siç është bërë traditë, qeveria do të zhvendoset kësaj here në juglindje të vendit për mbledhjen e radhës. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka siguruar axhendën e aktiviteteve te mbledhjes dy ditore.

Fillimisht rreth orës 15:30 pritet që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri të inspektojnë punimet në tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit, e pastaj të zhvendosen drejt Prespës.

Bashkë me minsitra e deputetë, i pari i qeverisë pritet të marrë pjesë në aktivitet në kuadër të projketit 100 fshatrat pjesë e së cilit është edhe fshati Zaroshkë, buzë liqenit.

Pas këtij aktiviteti, rreth orës 19:00 kryeministri shkon në Korçë aty ku ka parashikuar një tjetër aktivitet më të rinjtë, me temë “Partia Socialiste e hapur për ju”, ku pritet që kësaj force t'i shtohen anëtarë të rinj.  

Në ditën e dytë të mbledhjes (29 shtator) është parashikuar një vizitë në fshatin Sovjan të Korçës. Kryeministri i shoqëruar nga ministrat Niko Peleshi e Ogerta Manastirliu do të vizitojnë një shtëpi të një familje të varfër që do të rindërtohet.

Pas kthimit në Korçë kryeminsitri Rama do të marrë pjesë në një tjetër event, ku si në çdo qark dëgjon problemet dhe shqetësimet e komunitetit. Takimi me qytetarët me temë “E gjithë vëmendja tek ju” do të zhvillohet tek Teatri Folës.

Pas aktiviteteve të mëngjesit, rreth orës 12:30 minuta kryeminsitri do të mbledhë ministrat e deputetët tek Shtëpia e Flamurit, e cila do të pasohet me një deklaratë për shtyp ku do të njoftohen edhe vendimet e reja të qeverisë.

Pas drekës, Rama i shoqëruar edhe nga ministri Gjiknuri do të udhëtojnë drejt Maliqit për të inspektuar landfillin e ngritur aty.

Kujtojmë që mbledhja e fundit e qeverisë, ndonëse informale u zhvillua në fund të muajit gusht në rezidencën nr.1 në qytetin e Vlorës.  Aty u vendos krijimi i një grupi strategjik elektoral, me qëllim maksimizimin e votave në zgjedhjet lokale. Grupi përgjegjës për strategjinë elektorale dhe menaxhimin e aksionit elektoral përbëhet nga Blerina Gjylameti, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Erion Veliaj e Gramoz Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion