Qeveria dy ditë mbledhje në Vlorë, ndryshimet e mundshme të ministrave brenda 7 shtatorit?

VLORË- Pas dy ditësh “ankorim”, zbulohen detaje nga diskutimi në mbledhjen e qeverisë në rezidencën nr.1 në qytetin bregdetar. Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat u mblodhën dhe në orën 10:00 nisi mbledhja, e cila zgjati për disa orë. Report Tv mëson gjithashtu se data e Asamblesë së Përgjithshme të PS do të jetë 7 shtatori, data më e mundshme edhe për ndryshimet në qeveri.

E para lidhet me strategjinë politike të PS-së, për të maksimizuar votat në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe e dyta në ofertën që socialistët pritet ti ofrojnë opozitës për një bashkëpunim me fokus në realizimin e reformave për të dalë para BE-së me një qëndrim të përbashkët se vendi është gati për hapjen e negociatave.

Mësohet se kryeministri ka ndarë detyrat për ministrat, të ndara sipas dikastereve. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ka shumë mundësi që ndryshimet në qeveri të shtyhen pas zgjedhjeve. Vetë Rama paralajmëroi në pranverën e këtij viti, se vjeshta do të ketë ndryshime në kabinetin e qeverisë bazuar në performancën e ministrave, por përveç datës 7 shtator nuk përjashtohet as mundësia që ndryshimet të shtyhen për vitin tjetër.

Rezidenca qeveritare ku u zhvillua mbledhja e qeverisë në Vlorë

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, më shumë se një mbledhje qeverie pati tiparet e një mbledhjeje të PS-së, ku morën pjesë ministrat por nuk munguan tre eksponentë shumë të rëndësishëm në PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në mbledhje gjithashtu u diskutua për një strategji politike për komunikimin me publikun, dhe hartimi i një plani 1-vjeçar pune, ku do përcaktohen objektivat e qeverisë dhe performanca e qeverisë. Mbledhja u zhvillua nën masa të shumta sigurie. Edhe në baret dhe restorantet pranë rezidencës u vendosën roje të Gardës së Republikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Mbledhja e qeverisë në Vlorë, dalin detaje/ PS krijon grup strategjik për zgjedhjet (Anëtarët)

Detaje të reja vijnë nga Vlora, aty ku qeveria u mblodh për dy ditë. Report Tv ka mësuar se është vendosur krijimi i një grupi strategjik elektoral, me qëllim maksimizimin e votave në zgjedhjet lokale.

Pjesë e grupit janë Blerina Gjylameti, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Erion Veliaj e Gramoz Ruçi. Grupi do të jetë përgjegjës për strategjinë elektorale dhe menaxhimin e aksionit elektoral. 

Report Tv mëson se Partia Socialiste në datë 3 shtator, para nisjes së seancës së parë plenare të Kuvendit ne oren 18:00 do të zhvillojë një mbledhje Kryesie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Limi: 26/08/2018 03:35

    Mbledhje E kupoles se mafjes se droges

    Përgjigju
  • Dalipi: 26/08/2018 03:32

    KETE POPULL E KA GJETE BELAJA ME ED RAMEN

    Përgjigju
  • sapa: 25/08/2018 13:21

    Ikni more hajduta te ndyre se nuk jeni per kete pune!Tani do vendosin emra te tjere per ti hedhur hi syve popullit dele!Si ne bixhoz kur perzien letrat!

    Përgjigju
  • Romeo: 25/08/2018 12:28

    A do ti hedhi Rama ne kosh te plehrave Taulant BALLEN per skandalet e perfshira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen