Në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste, Pandeli Majko i bëri ftesë për bashkëpunim opozitës, duke përsëritur të njëjtën ftesë që kryeministri Edi Rama i ka adresuar më parë PD-së.
Majko tha se qeverisja e ardhshme e PS-së nuk do të vijë si shuplakë, por si dorë e shtrirë për bashkëpunim, ndërsa shtoi se opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem.
Ai iu drejtua opozitës duke thënë i thënë "boll shëtite rrugët" dhe se "ka ardhur koha t'i përvishemi punës së bashku".
"Jemi mbledhur me një mesazh të vetëm, na votoni sepse duke votuar për numrin 12, votoni mekanizmin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë dhe historinë e saj. Duke votuar 12, ju bëni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes në kutinë e votimit, votoni për një tullë më shumë në shtëpitë e rindërtuara, për një shpresë më shumë në investime, ju votoni që për të përndjekurit të vijojë dëmshpërblimi, që për pensionistët të rriten pensionet. Këto nuk janë vetëm fjalë por dy mandate që ne i kemi hedhur si skelete te banesave dh etani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë, në aleancën më të madhe, në aleancën me qytetarët dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse data 25 nuk do ketë vetëm fitimtarë numrin 12, pro dhe ata që do të jenë humbës. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Qeverisja e ardhshme nuk vjen si një shuplakë, por dorë e shtrirë për bashkëpunim dhe për të bashkëqeverisur Shqipërinë sepse ne do qeverisim dhe opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem. Boll shëtiti rrugët, tani ka ardhur koha që sëbashku t'i përvishemi punës. Na votoni sepse do të ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë", tha Majko.
Lajmi kryesor:
PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha! Basha duket europian, por është korrier i të kaluarës (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47