Mbyllet pas 7 orësh Kongresi i PS-së

Mbyllet pas 7 orësh Kongresi i PS-së

TIRANE- Partia Socialiste ka mbyllur kongresin elektoral pas 7 orësh diskutime. Fillimisht u konfirmuan 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korcë, Majlinda Bufi në Roskovec, Dritan Lelin në Vlorë, Pjerin Ndreu në Lezhë dhe Gledian Llatja në Elbasan, më pas ishte fjala e kryeministrit në sheshin 'Nënë Tereza'. Delegatët socialistë u rifutën sërish më pas në Pallatin e Kongreseve ku diskutuan në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimin dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve. Ndërsa në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një komunikimi me gazetarët bëri mbylljen e kongresit duke vendosur piketat dhe objektivat në zgjedhjet lokale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Kandidati i PS-së për bashkinë: Ju tregoj vizionin tim për Elbasanin dhe rolin e Sejdinit

Gledian Llatja u zyrtarizua sot si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Por cili është vizioni i tij për qytetin e Elbasanit? Në një intervistë për Report Tv, ai tregon synimet e tij për të vijuar transformimin e qytetit dhe rolin e Qazim Sejdinit, që hoqi dorë nga rikandidimi pas 12 vitesh në krye të bashkisë.

"Vizioni i PS-së për Elbasanin është i qartë, duam të vijojmë punën që kemi lënë për gjysmë, projektet që i kemi pasur dhe i kemi për të vijuar për të mirën e qytetarëve për bashkinë që duan, të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Ne kemi 81 mijë banorë në njësitë administrative, ku infrastruktura është e pakët dhe e varfër, pavarësisht se jemi përpjekur, por aty ka ende nevojë për investime. Ka nevojë për një vizion të ri. Njësitë administrative kanë marrë të njëjtën pamje, po bëhet punë me cilësi.

Qazim Sejdini është një figurë e spikatur e PS-së në Elbasan, i ka ndryshuar faqen qytetit, e bëri qytetin e parë të Rilindjes Urbane. Qazimi është kryetari i bashkisë që ka qenë për 12 vjet, është drejtuesi kryesor edhe i fushatës, i pjesës elektorale të PS-së. Me opozitë pa opozitë ne do të futemi në zgjedhjet e 30 qershorit" deklaroi ai.

Gledian Llatja intervistë për Report Tv
Ora 17:19
'Ka parë ëndrra të këqija'/ Balla-Metës: Besoj, tani që foli Rama je qetësuar

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla në mbyllje të kongresit socialist komentoi edhe deklaratën e Presidentit për vetëvrasje. "Unë besoj se pas fjalës së kryeministrit sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga Presidenca, besoj se edhe Presidenti është qetësuar që nuk kemi asnjë plan, që të ekzistojnë ëndrra të këqija si ajo që kishte parë presidenti" tha Balla.  

Ora 17:15
Refuzimi i 'ofertës' nga PD-ja, Balla i përgjigjet opozitës

Pas ofertës së kryeministrit Edi Rama, se do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse PD do të fitojë në zgjedhjet lokale një mandat më shumë se PS, erdhi edhe reagimi i parë nga opozita. Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike ironizoi duke lënë të kuptohet se ky propozim ka refuzimin e tyre. Bardhi thotë përmes një statusi në Tëitter se Rama do t'i vjedhë zgjedhjet. Por si e komenton Balla refuzimin e PD-së? "Kryeministri ishte shumë i qartë, ftesa jonë për opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje ishte shumë kuptimplotë, marrin pjesë në zgjedhjet vendore, nëse fitojnë një bashki më shumë se ne, jemi gati për të përmbushur kërkesat e tjera të opozitës"tha Balla.

Ora 17:08
Balla: Gati për të miratuar reformën zgjedhore me këto tre pika

Në përfundim të Kongresit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një komunikimi me gazetarët ka deklaruar se shumica do te miratoje reformen zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-se.

"Opozita ka krijuar një ngërc artificial. Na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc të angazhimeve. Rritje të eksporteve, turizmit dhe punësimit.Refuzoj politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes. Shqipëria është një vend me vokacion europiane dhe rruga e vetme mbetet Europa. Në prag të zgjedhjeve lokale të tjera sfida na presin.

PS-ja është e vendosur për të cuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik. Djegia e mandateve është një akt i pashembullt. PS-ja i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të avancojnë axhendën europiane. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit. Kongresi vendosi piketat për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e 2021" tha ai.

Ora 16:29
Zgjedhje pa opozitën? Deputeti i PS-së: Do të ketë shumë kandidatë të pavarur

Partia Socialiste e Shqipërisë ndezi sot motorët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por a do të jetë ato të qeta pa pjesëmarrjen e opozitës? Deputeti i PS-së, Musa Ulqini u shpreh për Report Tv se, pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita, Shqipëria ka forca të tjera dhe individë që do të garojnë të pavarur.

"Jam i sigurt që do të jenë jo vetëm të qeta, por me pjesëmarrje të madhe. Shqipëria ka shumë forca që janë të gatshme që të garojnë dhe individë që do të garantojnë të pavarur" tha ai.

Si një socialist i vjetër, si i komenton Ulqini deklaratat e Presidentit Meta për dorëheqje? "Mendoj që duhet t'i ofrojë vendit atë mundësi që ia garanton Kushtetuta, përpjekja për të bërë më të mirën sipas kompetencave, vullneti politik për ti shërbyer vendit. Karrigia dhe dorëheqja nuk janë ajo që i duhen Shqipërisë. Presidenti duhet të respektojë Kushtetutën" tha ai.

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini intervistë për Report Tv
Ora 16:15
'Të fik derën, e bëtë partinë si Ramizi, jemi LIVE?!!/ Majko batuta në Kongresin e PS-së

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko duke folur në panelin për reformën zgjedhore dhe të drejtën e votës për emigrantët u shpreh se kjo është një gjë shumë e thjeshtë, ndërsa bëri edhe disa batuta.

"Votimi i emigrantëve është shumë i thjeshtë, por nuk duhet ta mendojmë veten gjithmonë në majë të pemës, kemi qenë edhe lart edhe poshtë, duhet t'i mendojmë të dy variantet. Duhet të mendosh edhe si opozitë edhe si mazhorancë. Jemi LIVE? Ok, në rregull, por mendova se ishte tryezë partie, e keni bërë partinë si në kohën e Ramizit, mbledhje të hapura.

T'ia besojmë një kompanie ndërkombëtare votën përmes postës, pasi do të na ndihmonte goxha, se t'ia besojmë njërit që mund të jetë drejtor poste dhe me PD-në, mund të fikë derën. Nga ana e partisë sonë ka një impejim maksimal për votën e emigrantëve dhe mendoj që do të jetë një nga gjërat më të rëndësishme" tha ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen