Nën tingujt e Himnit Kombëtar u çel në Pallatin e Kongreseve, Kongresi i Partisë Socialiste, forumi më të lartë, që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky kongres konfirmoi 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliajn në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korcë, Majlinda Bufin në Roskovec, Dritan Lelin në Vlorë, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Gledian Llatjan në Elbasan.
Më pas, delegatët e kongresit dhe të ftuarit zbritën në 'Sheshin Nënë Tereza", në një miting ku socialistët treguan forcën dhe mbështetjen, ndaj sjelljes së opozitës. Në shesh, Erjon Veliaj shpalosi vizionin për një mandat të dytë, ndërsa prezantoi edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet.
Në kongres morën pjesë 1500 delegatë nga vendi dhe 20 delegatë të huaj
Ky Kongres vendos piketat për përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të Qershorit 2019 dhe zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2021.
Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev ka përshëndetur zhvillimet e Kongresit të PS në Tiranë përmes një videomesazhi. Stanishev vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria po modernizohet dhe po ecën përpara.
“Jam shumë i kënaqur t’ju përshëndes në Kongresin tuaj në emër të të gjithë familjes socialiste europiane, e t’ju uroj çdo sukses e fat në veprimet dhe vendimet tuaja politike. Qeveria juaj ka bërë një punë të shkëlqyer për njerëzit e vendit tuaj. Shqipëria po modernizohet, po ecën përpara dhe po bëhet me e begatë. Njerëzit shikojnë në të ardhmen e tyre dhe kjo është gjeja e rëndësishme që mund të prodhojë një qeveri, prandaj duhet të ndiheni krenare për këtë”, – theksoi ai.
Presidenti i PES theksoi në mënyrë të qartë edhe vendosmërinë dhe vullnetin e Qeverisë shqiptare, e cila sipas tij përmes reformave po pastron sistemin gjyqësor nga personat e korruptuar.
“Dua të vlerësoj në veçanti vendosmërinë dhe vullnetin tuaj politik për të larguar gjyqtarët e korruptuar nga sistemi gjyqësor, që është një arritje historike për vendin tuaj. Është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdoni me Reformën në Drejtësi. Janë provime shumë të rëndësishme për vendin, para se të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edi Rama riktheu besimin ndaj vendit tuaj, duke treguar vendosmëri në zbatimin dhe përkrahjen e reformave që janë europiane, që e bëjnë vendin tuaj të drejtë, të suksesshëm në çdo kuptim të fjalës” – vijoi ai.
Situata politike në Shqipëri nuk ngeli pa u përmendur nga ana e Presidentit të PES, i cili theksoi në mënyrë të qartë se bojkoti dhe dhuna janë të papranueshme. “E di që po zhvilloni Kongresin tuaj në një mjedis politik aspak të thjeshtë. Komisioni Europian, Delegacioni Europian në Tiranë, ambasadat tona e kanë thënë shumë qartë që opozitë duhet të rikthehet në Parlament dhe të zhvillojë betejën politike. Bojkoti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për asnjë problem politik. E di që keni vullnetin politik të vazhdoni reformat të vendit tuaj, të planifikoni ndryshime në strukturat e ligjit dhe rendit, si dhe në arsimin publik, shëndetësi, të gjitha të nevojshme për popullin në Shqipëri”, – theksoi Stanishev.
Të majtët miratuan me votë unanime në Kongresin e Partisë Socialiste një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u theksua bindja se PS është e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin dhe të garantojë të ardhmen integruese të vendit.
Vendimi i opozitës për të djegur mandatet është një ngërç artificial - thuhet në këtë deklaratë, që njëherazi krijon nevojën që PS të përfaqësojë të gjithë shqiptarët pa dallime partiake. E megjithatë, PS nuk ndal së theksuari se zgjidhja e këtij ngërçi mund të vijë vetëm përmes dialogut parlamentar, politik e shoqëror.
PS shpreh vendosmërinë për ta çuar përpara reformën zgjedhore referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: Depolitizimi i administratës zgjedhore; Sigurimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut dhe Aplikimi i teknologjisë për votimin dhe numërimin elektronik. Para miratimit të Kodit Zgjedhor, ky draft do të kalojë një proces konsultimesh. Në këtë deklaratë theksohet se PS nuk do t'i nënshtrohet shantazheve jashtë kornizës kushtetuese, duke shtuar se djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme janë goditje për interesat integruese të Shqipërisë. PS thekson se është legjitimuar nga vota e qytetarëve si forcë qeverisëse e për këtë arsye Kuvendi dhe Qeveria duhet të vijojnë angazhimin për garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Partisë socialiste që u miratua sot në Kongres
Sot në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, vijmë me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin duke garantuar një ekonomi të qëndrueshme, rritje të mirëqenies së qytetarëve, punësim, shërbime publike më të mira dhe të aksesueshme për të gjithë, drejtësi sociale dhe integrim në familjen e përbashkët Europiane. Të vetëdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike, ka krijuar një ngërc artificial duke braktisur institucionet kushtetuese të vendit, na lind detyra të përfaqësojmë pa asnjë dallim, masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, një vend europian, me shumë oportunitete për gjeneratat që do të vijnë.
Partia Socialiste në këto 5 vite e gjysëm është krenare për arritjet e saj në qeverisje dhe njësoj e vetëdijshme për sfidat në vazhdim. Shtetformimi dhe rikthimi i ligjshmërisë, riformatimi dhe fuqizimi i institucioneve, transformimi radikal i sistemit të drejtësisë përmes një reforme tërësore që vazhdon, reformimi i sistemit arsimor, përmirësimi i shërbimit shëndetësor dhe i shërbimeve pa pagesë, rritja ekonomike dhe mirëmenaxhimi i financave publike, rritja e punësimit, mbështetja sociale, mbështetja e fermerëve, përmirësimi i klimës së biznesit, bashkëqeverisja me njerëzit për përmirësimin e vazhdueshëm të administratës, kanë qenë kryefjala e çdo përpjekje të qeverisë për një Shqipëri më të mirë, për Shqipërinë që duam.
Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë qeverisës, ka ardhur koha të bëjmë një bilanc realist të të gjitha premtimeve tona elektorale ku falë eksperiences së sukseshme qeverisëse, angazhimit dhe përgjegjshmërisë kemi siguruar: Rritje ekonomike mbi 4% në 2018, niveli më i ulët historik i papunësisë 12.3%, mirëmenaxhim të financave publike, reduktim të borxhit publik, rritje e të ardhurave në 27% të PBB, investime të huaja direkte për tre vite rradhazi në nivelin rekord 1 miliardë dollarë, rritje të konsumit, rritje dy shifrore te eksporteve, rritje dy-shifrore të turizmit dhe rreth 6 milionë vizitorë në 2018.
Falë politikës së taksimit të ndershëm, përmes taksës progresive 97% e shqiptarëve dhe mbi 91% e bizneseve në Shqipëri kanë përfituar ulje të drejtpërdrejtë të barrës fiskale.Të ardhurat neto të disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur duke u shoqëruar me rritje të konsumit dhe mirëqënies. Përfitimet më të mëdha i kanë ndjerë familjet me të ardhura të ulëta, shtresat vulnerabël dhe të margjinalizuara të shoqërisë sonë si rezultat i uljes së varfërisë dhe pabarazisë sociale që në 2013 kishin arritur kulmin. Të dedikuar për një politikë ndërtuese për Shqipërinë, refuzojmë me vendosmëri politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes në favor të interesave thellësisht të ngushta personale, por në kundërshtim me interesat madhore të vendit. Shqipëria është një vend me vokacion europian dhe rruga jonë e vetme është Europa. Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë dhe në prag të zgjedhjeve lokale 2019, të tjera sfida të rëndësishme na presin, me qytetarët dhe për qytetarët e këtij vendi. Kemi bindjen që shqiptarët do të dinë sërish të zgjedhin me maturi dhe pëgjegjshmëri, në favor të stabilitetit, sigurisë, drejtësisë, mirëqenies, punësimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.
Partia Socialiste është e vendosur për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR të tre zgjedhjeve të fundit, duke u bazuar në tre shtylla kryesore (i) Depolitizimi i administratës zgjedhore; (ii) Sigurimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut dhe (iii) Aplikimi i teknologjisë për votimin dhe numërimin elektronik. Produkti paraprak i shkruar nga ekspertët më të mirë vendas me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi para miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në përmbushje të detyrimeve që burojnë prej procesit të integrimit europian. Partia Socialiste nuk mund të jetë indiferente ndaj veprimeve të dhunshme dhe anti-demokratike të partive opozitare dhe as nuk mund t’i nënshtrohet shantazheve publike jashtë kornizës kushtetuese. Djegia e mandateve nga një grup i deputetëve opozitarë është një akt i pashembullt kundër parimeve të demokracisë dhe parlamentarizmit, por edhe braktisje e përgjegjshmërisë politike, kushtetuese dhe institucionale ndaj vendit dhe qytetarëve. Braktisja e Kuvendit dhe dhuna sistematike ndaj rendit institucional në Shqipëri është një goditje ndaj interesave afatgjatë të Shqipërisë, impaktojnë negativisht imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vijojnë të mbeten të angazhuar e përkushtuar në garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë. Partia Socialiste është legjitimuar si forcë qeverisëse përmes votës së qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2017. Vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës, legjitimiteti i qeverisë dhe afatet kushtetuese elektorale, nuk mund të deformohen me instrumente anti-kushtetues dhe akte anti-demokratike të pakicës jashtë parlamentit. Dialogu parlamentar, politik e shoqëror mbetet e vetmja zgjidhje dhe duhet të jetë i vetmi instrument i promovuar nga të gjithë forcat politike, në favor të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.
Ky Kongres vendos piketat për përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të Qershorit 2019 dhe zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2021.
Ministrja e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongres deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 2017 ishte spektakolar. Ajo tha se në rrugën drejt Europës, shqiptarët nuk kanë pasur asnjë armik më të madh se veten, duke nënkuptuar opozitën.
"Jashtë mureve të kësaj salle që në 2017 na dhan një mandat spektakolar. Për ne progresistët nuk është një udhëtim diku jashtë por një udhëtim për të zbuluar veten. Ne nuk u tutëm në rrugën për të realizuar një reformë, për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për t'u afruar në rrugën euroiane. Marëdhënia me Europën nuk ka qenë e lehtë. Në rrugën drejt saj nuk kemi pasur asnjë armik më të madh se vetja.
Pavërësisht ndryshimeve ne jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë. Ata që hedhin baltë në imazhin e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimin e saj. I kemi dëgjuar të thonë hiqni Edi Ramën se ndryshe ne nuk vijmë dot në pushtet. Në pushtet nuk vihet me pazare. Në 30 qershor do marrim edhe bashkitë që ju mbani peng", u shpreh Spiropali.
Gledian Llatja, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit në fjalën e tij në kongres deklaroi se partia e tij do të kërkojë derë më derë mbështetjen e qytetarëve.
Ai deklaroi se me ardhjen e Partisë Socialiste në qeveri dhe në drejtimin e Bashkisë së Elbasanit u arrit një ndryshim dhe progres i madh.
"U desh ardhja e socialistëve në qeveri që të bëhej një ndryshim i madh në Bashkinë e Elbasanit. Sot në Elbasan ne kemi katërfishim vetëm të studentëve. Kjo është arritur në sajë të bashkëpunimit që e ka kthyer bashkinë në një qendër zhvillimi. Kjo rrugë ne na bën besimplotë se do jemi fitimtarë në 61 bashkitë. Ne do të dalim derë më derë për të kërkuar mbështetjen tuaj", deklaroi Llatja.
Bashkia e Elbasanit, prej tre mandatesh eshte drejtuar nga Qazim Sejdini, por Partia Socialiste ka vendosur te mos rikandidoje me ne zgjedhje, kryebashkiaket me 3 ose me shume mandate.
Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës, deklaroi në fjalën e tij në Kongresin e PS, se nën drejtimin e Pasrtisë Demokratike, Lezha është kthyer në Bashkinë që nuk duam duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët e saj.
"Partia Demokratike e ka kthyer bashkinë e Leshës në Kaldahar. Ne duhet ta marrin në dorë bashkinë e Lezhës për të bërë atje investime të rëndësishme, në çdo aspekt të jetës. Ne nuk flemë gjumë mos harroni ne punojmë", deklaroi Ndreu.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi i rikonfirmuar për kandidim në zgjedhjet lokale të 30 qershorit deklaroi se në këtë mandat janë bërë shumë për qytetin e Fierit dhe do të bëhen akoma më shumë në mandatin e ardhshëm.
"Fieri ka pësur progres për gjatë ktij mandati. Qendra e qytetit po pëson një ndryshim rrënjësor. Para tre vite e gjyësm askush nuk e mendonte se do të arrinim kaq shumë ndryshime" u shpreh Subashi.
Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh në fjalën e tij në seancën e parë të kongresit, se PS është e vetmja forcë politike ku mund të mbështeten shqiptarët pasi në drejtimin e tyre janë ndërmarrë reforma që kanë sjellë zhvillim.
"Reformat tona i dhanë shqiptarëve shpresën e humbur, dhe për këtë ata na dhanë votat në 2017 duke na siguruar në këtë frocë që i bëri kundërshtarët tanë që të kapitullojnë. Ne kemi bërë shumë reforma ndër të cilat kemi kthyer dashurinë për natyrën dhe mjedisin. Në shpëtuam kanionet e Osumit, Malin e shenjtë të Tomorrit, masakrën në Malin e Krujës. Njerëzit janë kthyer nga emigracioni sepse kanë kuptuar se Shqipëria mund të ofrojnë çdo gjë. Ne kemi kaq shumë njerëz që na duan sepse e dinë se e vetmja forcë politike që mund të sigurojë një jetë të denjë është Partia Socialiste", u shpreh Klosi.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kongesin e Partisë Socialiste u shpreh se puna e tyre është shumë herë më e mirë se ajo e kundërshtarëve të cilët e braktisin popullin si kur janë në opozitë, edhe kur janë në maxhorancë.
"Jemi ku e ku më mirë se kundërshtarët tanë. Sfida jonë nuk është me ata që braktisin ata që i kanë voturar. Kur ishin në qeveri i braktisën duke punuar për veten ndërrsa sot në opozitë i braktisin nga përfaqësimi.
Ne ndërtojmë aty ku të tjerët lënë gërmadha. Në këto vite sistemi shëndetësor ka pësuar ndryshim rrënjësor. Ne do të përmirojmë akoma më shumë shëndetësinë përmes sistemit tonë qeverisës.
Shqipëria që ne duam do të bëhet vetëm me fuqinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi", u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh gjatë fjalës së saj në kongres së punimet e tij shënojnë një kthesë të rëndësishme në aspektin politik duke qenë se mblidhet në një situatë politike të pazakontë
"Sot në këtë kongres shënohet një kthesë e rëndësishme në aspektin politik. Situata politike kur mblidhet ky kongres është e veçantë. opozita përballë frikës së humbjes në zgjedhje ka vendosur të djegë mandatet Ne na shqetëson akti i tyre por nga ana tjetër ne vazhdojmë punën për t;i shërbyer qytetarëve. Qytetarët nuk e harruan situatën energjitike kur ne e morëm qeverinë. Ishte një kohë kur energjia trajtohej si mall pa Zot. 85 miliardë lekë ishte vlera e borxxhit ndaj të tretëve, Të ardhurat nga arkëtimet sot kanë arritur në 95% duke u afruar me standartet e BE dhe po hartojmë një model të ri në tregun e energjisë. reduktuam çmimin e energjisë për konsum familjar. Sot çdokush paguan aq sa konsumon", u shpreh Balluku.
Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi në fjalën e saj në kongresin e PS se beteja për reformën në drejtësi do të vijojë edhe në mandatin tjetër.
"Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur per ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët.
Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë. Forcimin e strukturave dhe një administratë profesioniste do të na japë një qeverisje shumë më të mirë. Për këtë maxhorancë prioritet është vëmendja ndaj qytetarit, shërbimi ndaj tij në respekt të plotë të ligjit
Qeveria ku jam pjesë ka si mision të saj luftën pa kompromis ndaj korrupsionit. Ne luftojmë përditë korrupsionin dhe jemi bërë palë me qytetarët. Kemi qenë dhe jemi këtu për t’ju shërbyer qytetarëve të Shqipërisë, që t’iu shërbejmë atyre dhe jo t’i vjedhim”, u shpreh Gjonaj.
Kryeministri Edi Rama mbërriti në Pallatin e Kongreseve, nën shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është një kandidat i rikonfirmuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Të dy të veshur gjysmë sportiv, pasi ra në sy fakt që janë të dy me atlete. Rama dhe Veliaj ju bashkuan punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, që sot do të konkludohet me konfirmimin zyrtar të 7 kandidatëve në total për zgjedhjet për kryebashkiakë.
Zëvëndëskryeministri Erion Braç çeli seancën e parë të kongresit të Partisë Socialiste e cila fokusohet në platformën e bashkëqeverisjes. Vetë qytetarët kanë treguar rastet kur problemet e tyre kanë marrë zgjidhje përmes portalit. Rreth 22 513 shqiptarë kanë marrë më në fund shërbim publik nga qeveria e Shqipërisë, pas ankesës së tyre në platformën e bashkëqeverisjes “shqipëriaqeduam.al”. Kështu deklaroi në fjalën e tij në zëvendëskryeministri Erion Braçe në Kongresin e Partisë Socialiste.
“Jam këtu me njerëz realë , njerëz që ndani të përditshmen tuaj si bashkëqytetas, këtu apo në emigrim, të përditshmen tuaj si familjarë në qytet apo fshat si nëpunës, punëtorë, të papunë, si studentë të çdo niveli si pensionistë, si sipërmarrës të vegjël e të mesëm, në bujqësi , shërbime, ndërtim, në prodhim. Janë disa 31 884 shqiptarë që kanë trokitur në zyrat e shtetit, kanë hyrë në to, kanë takuar zyrtarë të shtetit, kanë folur me ta, kanë debatuar kanë duruar, pritur, kanë duruar, kokëfortë , nuk kanë paguar, janë refuzuar në heshtje, janë harruar fare për 1-14 vite e më shumë nuk janë dorëzuar, kanë besuar me shpirt të plasur, por kanë besuar, kanë ngritur zërin , ashtu siç edhe u takon janë rikthyer sërish te shteti, tek qeveria, tek “Shqiperiaqeduam”, aty ku janë ankuar”, nënvizoi Braçe.
Më pas në fjalën e tij Braçe ka deklaruar se shërbimet e shtetit do të jenë të barabarta për të gjithë shtetasit pa bërë dallime në status.
"Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shak të sisitemit ne nuk do të jemi të barabartë por pëmes platformës, nuk ka rëndësi kush je do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë. Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqitarët që këkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend", u shpreh Braçe.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalimin hapëse të Kongresit, ka deklaruar se PS është e vetmja forcë politike në vend tek e cila mund të besojnë shqiptarët duke shtuar se kjo parti do rikonfirmohet jo vetëm në bashkitë që ka fituar në zgjedhjet e kaluara por edhe në bashkitë që sipas tij mbahen peng nga opozita. Balla tha se PS është e gatshme për çdo lloj dialogu parlamentar në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
"Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërc artificial me djegien e mandateve. PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t'u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve", deklaroi Balla.
Pse nuk dalin 3-4 kandidat nga nje parti qe populli te kete mundesi te zgjedhi dhe jo te zgjedhin te keqen me te vogel. 3 here, zotni Rama ja servire Shpetim Gjiken Vlores dhe e beri masaker betoni. Dhe per kete opozita ka faj?? Ne nje kazan zjeni ju te gjithe. Shpresojm te vije sa me shpejt drejtesia e re qe te perfundoni te gjithe ne kosh si letra higjenike te perdorura.
PërgjigjuPrap e vure kete dordolecin ne Vlore Shoku Rama.Nuk gjete njeri tjeter.100 here me mire Shkelqim Rama qe ka nje jete ne PS dhe ka dhene prova qe di te drejtoj.Zhgenjim i madh ky.
PërgjigjuSot dilni tregoni veten se sa te forte jeni Lulaq Monaqe Sali krim8neli
PërgjigjuFaleminderit Edi Rama per kete qullapiten qe na bere peshqesh ne Vlore. Nje mandat nuk priti nje dite takime me njerezit ne zyre. Krenohet me investimet e Qeverise. Sherbimi urban, nderqytetas, pastrim, ujesjelles-kanalizime (hapin vetem gropa e prishin rruge), policia bashkiake ne funksion te ruajtjes se Kryekarit.
Përgjigju