Koncerti i shumëpritur i Shkëlzen Dolit në Tiranë me 36 anëtarë të të Filarmonisë së Vjenës ka sjellë në dyert e Pallatit të Kongresit të gjithë admiruesit e tij. Një orë para fillimit të koncertit rreth orës 19.00 kanë qëndruar në pritje studentë të Liceut Artistik, shikues të ardhur nga qytete të Kosovës e nga rrethe të vendit dhe pak më vonë kanë mbërritur personalitetet e artit e kulturës.
Vjen kryeministri Rama e kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. Të gjithë janë veshur në një mënyrë speciale për të shijuar muzikën e Shtrausit, Shubertit, por edhe muzikën e kompozitorëve shqiptarë të luajtur në violinë nga Shkëlzen Doli.
Studentët e Liceut Artistik e presin me kuriozitet të veçantë këtë koncert. Ata u shprehën se janë të kënaqur që drejtoresha u ka dhënë bileta falas për të fituar eksperiencë nga violinisti Shkëlzen Doli.
Për të parë koncertin ka ardhur edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro
Ministrja e Kulturës zbardh ndërkohë edhe vërtetën pse biletat e koncertit të shitura në mesin e dhjetorit u mbaruan brenda një dite.
“Nuk mendoj se ka qenë bileta shtrenjtë, ka qenë si në të gjitha koncertet në Pallatin e Kongrese, por biletat përfunduan shpejt sepse u ndanë për studentët e ekselencës dhe për të verbrit”, tha ministrja.
Në koncert nuk kanë munguar as familjarë e kryeministrit Rama. I biri Gregori ka ardhur në këtë koncert i shoqëruar nga e kushërira.
[gallery]20374[/gallery]
Redaksia Online
B.K/XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO