Qielli mbi një provincë në Indonezi u bë i kuq gjatë fundjavës për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Një banore e provincës Xhambi, arriti të fokusonte qiellin e zjarrtë gjatë të dielës dhe tha se kishte pasur dhe probleme me fytin dhe me sytë të cilët i ishin skuqur.
Çdo vit, zjarret në Indonezi mbulojnë të gjithë rajonin juglindor të Azisë.
Një meteorolog i shpjegoi BBC-së se qielli “i zjarrtë” ishte krijuar nga një feomen që quhet “shpërndarja e rrezeve".
Sipas BBC Eka Wulandari ka shpërndarë fotot dhe videon në profilin e saj dhe shumica nuk e kanë besuar.