Qindra aktivistë të mbrojtjes së mjedisit janë mbledhur në bregdetin Cornwall të Shtunën në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e udhëheqësve botërorë dhe mediave ndërkombëtare që janë vendosur në Anglinë jugperëndimore për samitin e G-7.
Disa protestues u nisën me varkë në det ndërsa të tjerë shëtitën në diell të maskuar si liderët e G7.
Një turmë sërfistash, kajakerësh dhe notarësh u mblodhën në një plazh në Falmouth për një protestë masive ku ata lundruan të organizuar nga grupi Surfers Against Seëage, i cili po bën fushatë për më shumë aksione në mbrojtje të oqeaneve.
Max Laëson, shefi i politikës së Oxfam, tha se aktivistët duan që vendet e G-7: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara - të angazhohen për ulje më të mëdha të emetimeve të karbonit dhe për të ndihmuar me financime vendet e varfra të përshtaten ndaj ndikimeve të ndryshimit të klimës.
"Na kanë mbetur vetëm nëntë vjet për të përgjysmuar emetimet e karbonit nëse do të ndalojmë ndryshimet e rrezikshme të klimës, është e mrekullueshme që Joe Biden u ka dhënë një impuls të ri bisedimeve për klimën" tha ai.
Më parë, ndërsa aktivistët nga Oxfam u mblodhën në plazhin Falmouth për të protestuar ndaj ndryshimit të klimës, ata vunë maska si udhëheqësit që morën pjesë në samitin e G-7.
Ndryshimet klimaterike janë një ndër çështjet kryesore në agjendën e samitit, por aktivistët thonë se udhëheqësit e G-7 kanë folur për vite tani ndërsa më shumë veprime duhen për të ulur emetimet e karbonit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rusisë
16 Nëntor 2024, 15:31
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor 2024, 17:11
-
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
12 Nëntor 2024, 12:23