Qindra njerëz kanë vdekur dhe një numër i madh i tyre janë lënduar si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet sezonale, tha një zyrtar taliban të shtunën, pa dhënë shifrat të sakta.
Pjesa veriore e vendit pësoi përmbytjet më të mëdha. Provinca Baghlan ishte më e goditura të premten, me zyrtarët që raportuan fillimisht se së paku 50 njerëz humbën jetën dhe se shumë prona u shkatërruan në qarqe të shumta.
Në provincën e afërt, Takhar, mediat shtetërore raportuan se të paktën 20 njerëz u mbytën si pasojë e vërshimeve.
Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, shkroi në rrjetin social X të shtunën se “qindra njerëz vdiqën nga këto vërshime katastrofike, dersia një numër i madh njerëzish kanë pësuar lëndime”.
Mujahid nënvizoi se provincat Badakhshan, Baghlan, Ghor dhe Herat, kanë pësuar më së rëndi nga vërshimet.
Ai shtoi se “shkatërrimi i madh” ka rezultuar në “humbje të jashtëzakonshme financiare”.
Sipas tij, Qeveria ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha resurseve për shpëtimin e njerëzve, transportimin e të lënduarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave.
Më herët, zyrtarët kishin thënë se në prill, para vërshimeve të së premtes, së paku 70 njerëz kishin vdekur nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet në vend.
Rreth 2.000 shtëpi, tre xhami, dhe katër shkolla u dëmtuan, gjithashtu./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji 'rrëmben' automjetet! Zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi (VIDEO)
3 Shkurt, 08:09
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42