Qendra Kombëtare e Vlerësimit ka publikuar sot listën me emrat e rinj të atyre që  kanë përmbushur detyrimet e programit të Ricertifikimit.

Lista është përditësuar deri më datë 10 mars të 2015, në një kohë që ende vijon plotësimi i dosjeve individuale të profesionistëve me qëllim nxjerrjen e listës përfundimtare.

Në këtë listë të publikuar nga QKEV përfshihen mjekë, infermierë, farmacistë e stomatologë. 

Profesionistët të cilët gjejnë emrin në këtë listë nuk do të duhet të ndjekin më kurse trajnimi për mbledhjen e krediteve të ricertifikimit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)