Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë
Përbërësit:
- 1 lulelakër të vogël
- 2 vezë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 100 gr djathë
- 1 lç kripë
- Pak piper
- Corn flakes
- Bimë aromatike
- Vaj për skuqje
Për salcën:
- 250 gr kos
- 2 lgj majonezë
- 1 qepë e vogël e grirë imët
- 2 lgj vaj ulliri
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë lulelakrën për 4 minuta, e kullojmë dhe e grijmë në rende. Shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe frulojmë masën. Shtojmë vezët, majdanozin, cerealet dhe erëzat. E lëmë brumin e qofteve të lidhet në frigorifer për 15 minuta. Më pas lyejmë duart me vaj, krijojmë qoftet, i vendosim në tavë me një letër pjekje në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë të gjithë përbërësit e salcës i kalojmë në blender dhe krijojmë salcën e qofteve.