Qofte me miell misri, djathë e nenexhik nga zonja Albana

Qofte me miell misri, djathë e nenexhik

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 1/2 lk sodë
  • 3 vezë
  • 5 lgj djathë kaçkavall dhe të bardhë
  • 3-4 gota hirre
  • Pak miell gruri
  • Nenexhik
  • Kripë, piper, turmerik

Përgatitja:

Vendosim fillimisht hirren në një tigan të gjerë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë pak kripë dhe hedhim gradualisht miellin e misrit duke e trazuar. Ulim temperaturën e sobës dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri. E largojmë tiganin nga zjarri që të bie nxehtësia në mënyrë që të kemi mundësi që qoftet t’i punojmë me duar. Rrahim vezët, shtojmë pak kripë, piper dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët tek mielli i misrit, djathin e bardhë të thërrmuar dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve me duar dhe më pas realizojmë qoftet, të cilat i skuqim spërkatur me miell gruri në vaj të nxehtë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën/ Operacion i madh antidrogë, kontrolle të shumta për kultivimin e kanabisit

Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën/ Operacion i madh antidrogë, kontrolle të shumta për kultivimin e kanabisit