Qofte me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle ullinj (opsionale)
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 feta bukë tosti
  • Pak qumësht
  • Vaj ulliri
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në kubikë, i kriposim lehtë dhe i lëmë 10–15 minuta të nxjerrin ujin. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. Shtojmë hudhrat, vaj ulliri dhe i pjekim në furrë derisa të zbuten mirë. Më pas i kalojmë patëllxhanët e pjekur në blender, ullinjtë, bukën e lagur me pak qumësht, vezët, miellin, kripë, erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Krijojmë qoftet dhe i skuqim ose i pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.