Qofte orizi në salcë me vezë dhe limon
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 80 gr oriz i rrumbullakët
- 1 qepë e vogël
- 1 vezë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj kopër e freskët
- Kripë, piper i zi
Për lëngun:
- 1.5–2 litra ujë ose lëng mishi
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 vezë
- Lëngu i 2 limonëve
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një enë përzieni mishin e grirë, orizin e larë, qepën, vezën, vajin e ullirit, koprën, kripën dhe piperin. Punojeni masën mirë derisa të bëhet homogjene. Lagni duart dhe formoni qofte të rrumbullakëta, sa madhësia e një arre. Në një tenxhere të gjerë vini ujin ose lëngun e mishit të vlojë. Shtoni pak kripë dhe vaj ulliri. Hidhni me kujdes qoftet dhe ziejini në zjarr mesatar për rreth 35–40 minuta, pa i trazuar fort. Rrihni vezët në një tas derisa të zbardhen. Shtoni gradualisht lëngun e limonit. Merrni pak nga lëngu i nxehtë i tenxheres dhe shtojeni ngadalë te vezët duke e përzier vazhdimisht (për të mos u mpiksur). Hiqeni tenxheren nga zjarri. Hidhni salcën ngadalë, duke tundur lehtë tenxheren (jo duke e përzier me lugë). Kthejeni në zjarr shumë të ulët për 1–2 minuta.
Komente












