Qofte patate të mbushura me djathë
Përbërësit:
- 5-6 patate mesatare
- 2 lgj gjalpë
- 2 kokrra vezë
- 3 fk miell
- 1 fç galetë
- Kripë, majdanoz
Për mbushje:
- 3 kokrra vezë
- 3-4 lgj djathë i thërrmuar
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi i kemi zier patatet i bëjmë pure duke i shtuar kripë, piper, gjalpë dhe vezë. Për mbushjen ziejmë vezët fort, i qërojmë, i presim në forma kubike, i përziejmë me djathë të thërrmuar, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë e gjalpë. Nga pureja e përgatitur merret masa për një racion, aq sa nxë dora, e hapim në tavolinë të pudrosur me miell në formë disku, vendosim mbushjen në mes, e mbështjellim duke e mbuluar mbushjen, i japim formë të rrumbullakët, e shtypim pak, e lyejmë me miell dhe me galetë. Kështu veprojmë me të gjitha qoftet dhe i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Papare me djathë dhe erëza nga zonja Albana
19 Shkurt, 11:54
-
Tavë me zarzavate nga zonja Albana
19 Shkurt, 11:40
-
Si të përgatisim djathë në kushte shtëpie
19 Shkurt, 11:25
-
Patate furre me pulë nga zonja Albana
18 Shkurt, 12:30
-
Bukë me ullinj nga zonja Albana
18 Shkurt, 12:03
-
Sallatë greke nga zonja Albana
18 Shkurt, 11:52
-
Gjellë me mish dhe patate, shije speciale nga zonja Albana
17 Shkurt, 11:30
-
Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë nga zonja Albana
17 Shkurt, 11:24
-
Supë krem me mish pule dhe limontoz nga zonja Albana
14 Shkurt, 13:01
-
Pastiçe me djathë në 5 minuta nga zonja Albana
14 Shkurt, 12:49
-
Ëmbëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata nga zonja Albana
14 Shkurt, 12:37
-
Ja si ta përgatisni gjizën vetë në shtëpi
14 Shkurt, 12:15