Qofte me mish viçi
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë viçi
- 2 feta bukë bajate (tuli)
- 8 thelpinj hudhër të shtypur
- 1 lugë gjelle kumin
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji piper djegës
- 1 lugë çaji kripë
- 1 filxhan kafeje miell
- 1 gotë vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni mishin e grirë me tulin e bukës, hudhrën, kuminin, piperin e zi, piperin djegës dhe kripën. Lëreni masën në frigorifer për 1 orë. Formoni qofte të vogla, kalojini lehtë në miell që të mos ngjiten me njëri-tjetrin dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe shërbejini të ngrohta me pak salcë domate të aromatizuar ose xaxiq.
Komente











