Qofte të shijshme me mëlçi në petë nga zonja Albana

Qofte të shijshme me mëlçi në petë, tradita tironse

Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 30 gr gjalpë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 lgj oriz
  • 300 gr miell gruri
  • 1 kokërr vezë
  • 250 ml lëng mishi
  • Pak niseshte
  • Nenexhik, majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një enë vendosim miell, vezë, kripë dhe ujë të vakët. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhë më pas hapim një petë të madhe të cilën e ndajmë në kuadrate të vegjël. Mëlçitë i presim në copa të vogla, i vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, orizin, një të bardhë veze, kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe vendosim nga një lugë në çdo kuadrat pete. I mbështjellim si bohçe të vogla dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë. Pasi qoftet e mbështjella në petë i kemi skuqur i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë lëngun e mishit. E lemë të marrë valë dhe më pas vendosim qoftet e mbështjella. I lëmë për disa minuta në mënyrë që të përthithin mirë lëngun e mishit.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar