Kreu i partisë Lëvizja Bashkë Arlind Qori, ka reaguar pas dëshmisë së Erion Veliaj në Kushtetuese.
Ky i fundit tha se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi Kushtetuese, duke theksuar se këtë betejë nuk po e bën vetëm për veten e tij, por edhe Ogertën, Florin apo Arlidnin, kandidatët që duan t’i zënë vendin në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti”, shkruan në një postim në Facebook Qori.
Foto: Postimi i Arlind Qorit
Komente











