QSUT nuk realizoi ndërhyrjen e Genc Fugës për goditjen në tru, Dollenberg: Nëse do të ndodhte në Gjermani, gjysma e spitalit do ishte shkarkuar

Rasti i aktorit Genc Fuga, i cili pësoi goditje në tru dhe u detyrua që të paguajë një operacion që kushtoi 19 mijë euro në spitalin Amerikan, pasi QSUT nuk e ofron ngre shqetësimin për funksionimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. 

Nëse për rastin e Gencit fama e të sëmurit ndihmoi që shuma të mblidhej  janë të tjerë pacientë të cilët as nuk mund ti gjejnë apo të përballojnë këtë shumë

Por si ndodh në Gjermani?

Përmes një analize të qartë krahasuese bërë në Report TV , Dollenberg shpjegon se çfarë nuk shkon në sistemin shëndetësor në Shqipëri i cili pacientin e lë përballë një zgjedhje ‘ose paguaj në privat ose vdis”

"Në të gjitha vëndet europiane nuk ka një sistem të mirëfilltë privat shëndetësor. Edhe privati është në një kontratë bashkëpunimi të vazhdueshme me shtetin. Që do të thotë që privati është po aq i detyruar të ofrojë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Të drejtën për specializim për mjekët e infermierët njësoj si spitalet që janë direkt produkt i shtetit. Pra spitalet e qyteteve paguhen nga bashkitë. Që do të thotë që në vendet e BE-së nuk ekziston sektori 100% privat dhe ai shtetëror ose publik pa kontrollin në fund të fundit të shtetit. Pra sistemi shëndetësor është kaq human e social sa nuk bëhet një diferencim i privatit nga shtetërori"

Dolleberg tregon dhe se çfarë mund të ndodhte në Gjermani nëse do të ishte një rast i tillë.

“Problematika e shëndetësisë në Shqipëri është se nuk ka një sistem legjislativ që dënon. Genci është aktor i njohur dhe ka pasur mundësinë që përmes apelit të mbledhë fonde e të shkojë në një spital privat, por për çdo shtet tjetër në Europë, kjo do të ishte një turp që një personazh publik që në fund të fundit të lutet qytetarëve për të shpëtuar jetë. Sepse në fund të fundit shpëtimi i jetës është e drejtë legjitime për cdo qytetar, i varfër, i pasur

Operacionet jetë shpëtuese, heqja e një trombusi, mpiksja e gjakut, ose shpëtimi në rastin e një infarkti akut të gjitha operacionet duhet me ligj ti ofrojë QSUT dhe cdo spital tjetër publik, që mund të jetë në metropol apo ato të akredituara në Shqipëri. Nëse do të funksiononte një sistem legjislativ që do e dënonte shtetin, spitalin përkatës ku qytetari do i drejtohej nuk e merrte shërbimin., më besoni në Gjermani gjysma e spitalit, dhe personelit të spitalit, nga kryeshefi dhe mjeku do të pushohej nga puna nëse pacienti shkon e spitali nuk ta ofron këtë shërbim. Është shteti që duhej tia ofronte këtë shërbim”

Sistemi shëndetësor në Gjermani
Mjekja e njohur Aurora Dollenberg tregon si funksionon sistemi shëndetësor në Gjermani. Qytetarët paguajnë siguracionet, kartën e siguracionit. Qytetari ka të drejtë të marrë shërbimin bazik në çdo spital ku të jetë qoftë ai privat apo shtetëror.

“Pacienti nuk e ndjen nëse është në një spital privat apo shtetëror, sepse të gjithë spitalet në Gjermani janë të detyruar të ofrojnë shërbimin për pacientin që paraqitet në dyert e tyre. Shteti është rregullatori. Në Gjermani nëse ke siguracion publik ke të drejtë për të gjitha shërbimet në çdo lloj spitali të Gjermanisë. Nëse paguan privat atëherë ke disa të drejta ekstra si të jesh në dhomë vetëm kur je në spital, edhe nëse spitali nuk ka fare shtretër, apo trajtimi direkt nga shefi i spitalit. Pra janë trajtime ‘luksi’ por shërbimin bazal e kanë të gjithë njësoj. Si ai që paguan privatisht apo ai që është i siguruar në mënyrë publike”

Në Shqipëri nuk është vetëm problemi i aparaturave. Një problem tjetër është personeli mjekësor që është i pakualifikuar dhe i patrajnuar mirë

“Nuk është gjithmonë në Shqipëri problemi i mungesës së teknologjisë por dhe investimi për personelin, qoftë mjekësor apo teknik të paguhet apo trajnohet që puna të jetë e pandërprerë. Mundësitë e specializimit në Shqipëri janë shumë të kufizuara, përsa kohë kemi vetëm një qendër universitare si ajo e QSUT ofron këtë specializim. Dollenberg tregon se ndryshe nga Shqipëria ku specializimi është monopol në Gjermani çdo spital ka të drejtë por dhe detyrë të punësojë dhe specializojë ata.

“Kemi një centralizim shumë të madh të të drejtës për specializim doktoratura, në kohën që në Gjermani në çdo spital, të gjithë e kanë të drejtën jo vetëm të punënsojnë mjekët por dhe ti specializojnë ata. Kjo është një plagë kryesore e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Specializimi është monopol dhe nuk është e drejtë legjitime bazale për çdo mjek në Shqipëri” tha Dollenberg në intervistën për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spitali: 03/08/2023 10:43

    Këtë paçavure e kanë vulosur me ligj 20 vjet më parë. Kur 'liberalizuan' tregun e shërbimeve shëndetsore. Ku ta kapësh më parë këtë çorbë. Nga konflikti i interesit apo nga korrupsioni në çdo shkallë. Nga roja e sanitaret deri tek Drejtorët e Spitaleve apo Ministrat. Nejse, rëndësi ka të lëvizë diçka se kështu nuk durohet më.

    Përgjigju
  • Berti: 02/08/2023 19:46

    Ne Gjermanine tende te dashur ka vetem klinika private dhe eshte e vertete qe mund te vizitohet apo operohet cdo njeri por sigurimet shoqerore gjermane paguajne vetem shumen qe kushton operacioni ne spital shteteror pjesen tjeter duhet ta paguash vete. Privat pacient oder selbstzähler allgemeinpacient.Si mjeke ne gjermani besoj se e kuptoni ndryshimin.

    Përgjigju
  • Drini: 02/08/2023 16:07

    Edi Rama dhe PS qe ai drejton vetem te majte nuk jane.Vdis po nuk pate para nuk ndodh as ne vendet me qeveri ultra te djathta. Shih pagen e pensionisteve, sherbimet ne spitale dhe bindesh se ai nuk eshte aspak perfaqesuses is se majtes as te djathtes por i anarshise.

    Përgjigju
  • Bardhyl: 02/08/2023 13:52

    Flasim per shendetesin,por ne Ministri e institucione vendose njerez koti qe as personeli mjeksor ne Tirane nuk njihen jo me ne rrethe.Keshtu i do mjeksia e ne gjithe ministrit njerez pa vizion,qofte qe ja ne lepe peqe dhe skane as nje kerkese per telashe per kryeministrin.Personeli administrativ eshtee bvvetem per vota .Ju shikonni cbeheet jju dha Vilma Nushit cekapi 30 milion euro dhe deshtim i plote.Pergjegjeesi xero,

    Përgjigju
  • Ladi: 02/08/2023 13:30

    Ky esht problemi, se faji , deshtimet ne mjekesi jane jetimër, askush nuk u del per zot. Ku jan qytetaret qe te protestojn para ministrise se shendetesise?

    Përgjigju
  • Agron: 02/08/2023 13:22

    Po pse moj dollenberg do shkarkohej gjysma e spitalit,pse faji i mjekeve eshte per nje operacion x, po ik mos dil me neper komente se na hapet barkun,jeni bere te gjithe shkencetare dhe jepni mend,po te preu barku ty hajde jep kontributin tend ne shqiperi si ne te tjeret,fare e keqe krahasoni vendin me te varfe te evropes me vendin me te pasur,pse se dim ne qe jemi te varfer edhe ju ju kemi manget te na beni moral.

    Përgjigju
    • Balshaj: 02/08/2023 14:00

      Po ngrihu e protesto e ndryshoji gjerat rrezoje qeverine e paafte qe po ju mbyt ngadale. Ajo sjell pervojen e saj jashte. Njerezit si ty jane si Shvejku, gjithmon thoni: - c'me duhet mua se c'bej une!!!

  • Klodi: 02/08/2023 13:12

    Nuk esht Gjermani ktu...esht Albanistani i Rames...ne Fejsbuk plot inaugurime spitaliah e aparaturash.pastrojn leket e mafias dhe droges me ndertime.muresh e njerzit vdesin dhe si bageti i shkojn nga pas se i besojn mashtrimeve tija

    Përgjigju
  • redi: 02/08/2023 12:52

    Me mheksin shqiptare dhe shendetin e popullit jane bere eksoerimente duke perdorur PPP . Perderise qyteyaret shqiptar kane paguar sigurimet shoqerire dhe shendetsore ,shteti eshte i detyruar te pergjigjet dhe jo ti tregoj dilemen ose paguaj ose .Ministrja Manastirliu pse nuk pergjigjet per kete mohim te QSUT per nderhyrje kirurgjikale te ketij lloji dhe ja dha privatit. Eshte korrupsion i paramenduar ,por Rama ka filozofine e tij ,Spak te hetoje se faji eshte individual.Kjo eshte gallata ne shendetsine tone ,qe nuk i siguron jeten qytetareve te vet por mbron PPP e ledhit we pi ja nxijne jeten shqiptareve deri ne neveri te plote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar