TIRANË- QSUT-ja është një nga vatrat më të madha të virusit në vendin tonë, e megjithatë pamjet e ofruara nga këto ambiente i ngjajnë një dite krejtësisht normale, atëherë kur COVID-i nuk kishte ekzistuar.
Në oborrin e urgjencës, ka grumbuj qytetarësh të cilët nuk ruajnë distancimin social, disa pa maska e disa të tjerë që i mbajnë ato poshtë mjekrës, e cila është njësoj sikur të mos mbahet fare pasi nuk kryen asnjë funksion.
Qytetarët duket se janë "0" të ndërgjegjësuar për rrezikun që i kanoset, por nga ana tjetër ka edhe një neglizhencë nga ana e autoriteteve në këtë institucion. Kamera e Report Tv ka fokusuar një nga çadrat e triazhit, ku duhet se ajo ka dalë jashtë funksionit pasi asnjë pacient nuk kalon nga aty për të shkuar në Urgjencë, pra nuk ka një filtër për ta, duke u bërë një rrezik serioz për transmetimin e virusit, siç edhe ka ndodhur edhe sa i përket infektimit të bluzave të bardha, janë prekur edhe pacientë.
Ambientet e jashtme, përballë urgjencës i ngjajnë një lulishteje, ku qytetarët qëndrojnë në stola, ngjitur me njëri- tjetrin në pritje të një përgjigje nga ana e bluzave të bardha.
Gjashtë reparte shërbimesh janë infektuar nga COVID-19, spitali francez, Urgjenca Qendrore, hematologjia, mjekësia interve, kirurgjia dhe pediatria. Për këtë, siç edhe vetë ministria e Shëndetësisë, e ka pranuar ka pasur një ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave nga ana e bluzave të bardha. Ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv 82 persona, e ndërsa është shënuar edhe një vitkimë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin në 37.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
MAKINAT NUK DUHET TE FUTEN FARE NE TERITORIN E SPITALIT,,,VETEM AMBULANCAT,,,NE TE HYRE ATY TEK TRAU KU BEHET PAGESA NE NE DJATHTE OSE TE MAJTE TE NDERTOHET NJE PARKIM ME 6 KATE,,,,DHE TE PARKOHEN MAKINAT.....ESHTE E PAFALSHME QE MAKINAT TE HYJNE NE SPITAL,,,ATY JANE NJEREZ TE SEMURE RENDE DHE DUHET TE DUROJNE TYMRAT DHE ZHURMAT E MAKINAVE....///
PërgjigjuPo kush do ti ndaloj te veme polic nga mbrapa per cdo idiot ???Kur Sakane kulture dhe ndergjegjie njerzit.e provuam me force dhe njerzit u ankuan na mbylli rama .tani na hapi rama njerez vk
PërgjigjuJam i bindur qe edhe sot qe njoftojne per rritje te infektuarsh me covid-19,te gjithe e marrin infeksionin ne spitale e ambulanca,atje eshte “instaluar” virusi,por te pakten qe te mos t’i japim nota konspiracioni qe shifrat nuk jane te vertete por fiktive,merrni masa qe ne sherbimet spitalore e ambulatore ,te mbani maska znj.Rakaculli,sepse ajo qe shohin qytetaret deri tani eshte futyra e vertete per te qene qesharake dhe per te mos u marr seriozisht nga qytetaret shqiptare.
PërgjigjuPersoneli mjeksor me QSUT e kudo ne Shqiperi nuk ka asnje koncept e asnje dijeni te higjenes baze ne spitale, se per higjenen speciale sic eshte ne rastin e covid nun ja jane iden fare
PërgjigjuShyqyr qe e nxorret lajmin me ne fund... Personeli spitalor nuk respekton masat kunder COVID-19, cfare mund te presesh nga populli ku shumica jane ta paarsimuar?
PërgjigjuShtetin te kemi te forte,,,,pa per ne mendon perendia....
Përgjigju