57 raste të reja/ QSUT-ja vatra më e madhe me COVID! Pas 11 rasteve te Hematologjia, infektohet dhe spitali Francez! Ministria i rikthehet masave: Kush mundet, të punojë nga shtëpia

TIRANE -  Nga dita në ditë po thyhen rekordet e të infektuarve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 raste të reja me COVID, 9 më shumë se ditën e djeshme, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive. Një nga vatrat rezulton reparti i hematologjisë te QSUT-ja ku numri i të infektuarve ka shkuar në 11, (sot ishte rasti me i fundit). Ndërkohë, harta e infeksionit brenda QSUT-së është zgjeruar edhe në spitalin Francez, ku sipas burimeve në konfirmuar pozitiv me COVID-19 dy specializantë në këtë spital i cili mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okulistikës dhe Oro-Maxillo-Facial.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 5 më pak se dje, pra të shëruarit janë larguar dhe nuk kemi shtrime të reja në 24 orët e fundit. 7 prej pacientëve të shtruar janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset dhe qytetarët të respektojnë rregullat. Ministria rekomandon bizneset, institucionet dhe kompanitë, që kudo ku është e mundur të punohet nga  shtëpia për të frenuar përhapjen e Covid19. Gjithashtu, Shëndetësia kujtohet sot të theksojë që thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet.

"Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga Covid19.

Një kujtesë edhe për subjektet tregtare të shërbimit: maska apo barrierat mbrojtëse janë të detyrueshme dhe çdo shkelje do të dënohet sipas ligjt në fuqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik dhe higjienës personale. Inspektoret e task-forcës anti-covid do të ndëshkojnë çdo subjekt që thyen rregullat e vendosura. 

Edhe një herë ju drejtohemi qytetarëve: Jemi ende në luftë me një armik të padukshëm dhe këtë luftë mund ta fitojmë të gjithë së bashku duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, qëndroni në distancë fizike, lani duart, përdorni maska në ambjente të mbyllura. Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40, për informacion rreth Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127" deklaron Ministria e Shëndetësisë. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një ndryshime të sjelljes së qytetarëve dhe bizneseve, atëherë do të rikthehet karantina. Report Tv e ka ngritur si shqetësim se me lehtësimin e masave, autoritetet shtetërore nuk kanë ushtruar kontrolle të efektshme në të gjitha njësitë tregtare, lokalet e restorantet dhe gjithçka tjetër që u rihap për disntancimin social dhe masat e tjera, ndërkohë që kanë lënë mënjanë fushatën sensibilizuese për qytetarët.

COVID-19 – Statistika (14 Qershor 2020)
Testime totale                         20494
Raste pozitive                          1521
Raste të shëruara                      1044
Raste Aktive                             441
Humbje jete                              36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                    230
Krujë                      55
Shkodër                 53
Kamëz                  26
Durrës                  20
Vlorë                    15
Lushnje                12
Pukë                    11
Elbasan                4
Fier                       4
Lezhë                   3
Tropojë                 2
Korçë                    1
Librazhd               1
Mallakastër           1
Berat                     1
Ura Vajgurore       1
Gjirokastër            1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Dy efektivë të Gardës së Republikës pozitiv me COVID-19

Burime për Report TV bëjnë të ditur se dy efektivë të Gardës së Republikës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Mësohet se efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen të vetëkarantinuar për 14 ditë. Asnjëri prej tyre nuk është truprojë shoqërues i ndonjë personaliteti.

Ora 19:36
Pas hematologjisë, regjistrohen 2 raste me COVID në spitalin francez në QSUT! 2 specializantë të infektuara

Zgjerohet harta e infeksionit brenda QSUT-së. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 dy specializantë në këtë spital i cili mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okulistikës dhe Oro-Maxillo-Facial.

 QSUT-ja është kthyer në një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në vend, ku rasti më i fundit është regjistruar edhe në repartin e hematologjisë të QSUT ku numri të infektuarve ka shkuar në 11.

Ora 14:13
U kthye në vatër infeksioni, rihapet pas 2 javësh shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

Reparti i shërbimit të mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QSUT është rihapur pas disa ditëve mbyllur për shkak të vatrës së COVID-it. Disa pacientë, por edhe staf mjekësor u infektuan në këtë shërbim duke sjellë mbylljen në 29 maj. Shërbimi është hapur, ndërsa pacientët që janë prekur ndodhen të shtruar te Infektivi prej disa ditësh.

Ora 12:02
Kruja në vend të parë për infeksionet në 24 orët e fundit! Rikthehet përhapja në fasoneri

Kruja mban vendin e parë në 24 orët e fundit për infeksionet me 16 raste. Shumica prej të prekurve ndodhen në Krujë dhe 3 prej tyre në Fushë Krujë, mes tyre një në Nikël. Report Tv mëson se  të prekurit janë kontakte të rasteve të mëparshme kryesisht kontakte fasonësh.

Ora 12:01
Sapo kishte dalë nga QSUT-ja, një e moshuar në Fier e infektuar me COVID

Rasti i infeksionit sot në Fier lidhet me një grua të moshuar nga Libofsha që ishte e shtruar në QSUT, ku edhe është prekur me COVID. Ndërkohë që tamponi i është bërë edhe burrit të saj që në testin e parë rezultoi negativ. Nuk ka persona të tjerë në familje të prekur. Gruaja e infektuar po mjekohet në banesën e saj në Fier. E moshuara ishte kuruar nga leucemia në QSUT, ashtu si rasti i një ditë më parë, ku një tjetër grua nga Patosi që kishte dalë nga ky repart rezultoi e infektuar me COVID.

Ora 11:39
QSUT mbetet vatër aktive, shkon në 11 numri i të infektuarve te Shërbimi i Hematologjisë

QSUT vijon që të jetë vatra kryesore nga ku është përhapur infeksioni në shumë qytete të tjera nga pacientët. Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me COVID te shërbimi i Hematologjisë (sëmundja e gjakut) me pacientin e prekur në 24 orët e fundit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur ambulanca transporton të infektuarin te Infektivi. Rastet e para në këtë repart u shënuan në datë 9 qershor dhe numri ka ardhur në rritje.

Ora 08:49
9 raste të reja me COVID në Vlorë

Shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë vijojnë që të jenë shqetësuese. Report Tv mëson se në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste pozitive nga tamponet e marra në dy ditët e fundit. Përgjigjet e analizave kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Vlorë për të prekurit. Dita e djeshme, pra e shtuna shënoi rekordin e të prekurve në Shqipëri që pas nisjes së pandemisë, 48 të infektuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toniii: 14/06/2020 22:05

    Po ku je e kryeminister se e mbylle me 8 raste e jo me tani qe po dalin me nga 40 raste e siper po mbylli dhe nje her se ti ja di ktij poplli

    Përgjigju
  • Ehhhh: 14/06/2020 21:37

    te kujdesen ata qe punojme ne Spital dhe per oret mbas punes Se te pish kafe Koje me koke nuk do te thote detyrimisht u infektova ne spital kjo Böen me shume per punonjesiz sepse QSUT apo te tjera nuk kane te drejte te kontrollojne ktej private mbas pune,dmth qe ndoshta mos u infektoni mbas pune

    Përgjigju
  • Sefer daja: 14/06/2020 20:25

    Perdorni maskat o njerez! Nuk kushton fare dhe te mbron shume!Shteti te veproje! Kush eshte pa maske ne rruge,dyqan e zyra te gjobitet!

    Përgjigju
    • Pirdh pirdh se lirohesh: 14/06/2020 22:13

      Ste mbron maska sidomos kero qe shitwn ne farmacit tona se brenda 20 min behen t paperdorshme o shoku sefer.ca ka per tu ber do behet.ka qe ne dhjetor korona ne shqipri daku Vjet vdiqen 2 milion njerez ne bot per e muaj grip normal.ket vit kan vdek 450mij nga korona qe ka 6 muaj ne qarkullim.gripi i ka marr me koh pleqt kur i zite .edhe ky keshtu ndodh.keq na vjen por sesht zgjidhje as maska e as gjoba

  • Bobo cna gjeti: 14/06/2020 16:39

    Shikoni sheshin Skenderbej qe eshte kthyer ne vater infeksioni nga qoftet dhe kafenete. Urgjent te rimbyllet perseri populli ne karantine se ndryshe korona do te beje kerdine.

    Përgjigju
  • Ermali: 14/06/2020 12:01

    Niseni nga institucionet ku rrijne njerezit nga 15 veta ne zyre pa distanca, ku drejtorat edhe me kohe karantine kerkonin njerezit ne pune! I keni ber drejtorat si pronare institucuonesh sikur me i pas cifligje! Dilni kontrolloni, mos beni propagande boll mo! Shteti qe skontrollin dot drejtoret r vet! Zot na ruj se me mbet me dor te juj pffffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore