"Quando c'era Berlinguer" në TIFF
dokumentar për politikanin italian

dokumentar për politikanin italian">
TIRANE- "Quando c'era Berlinguer" është dokumentari nga Walter Veltroni i cili këtë mbrëmje u shfaq në kinema Millenium për të vazhduar garën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. Enrice Berlinguer një nga figurat më të kompletuar politike të së majtës italiane vjen nëpërmjet një dokumentari nga një njohës shumë i mirë i kinematografisë italiane por edhe figure politike siç është Walter Veltroni. Berlinguer është shembulli i politikanit dhe i njeriut që ndërtonte dialog edhe në situata më të vështira.
 
Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani shprehet për vlerat që ky politikan i ka dhënë jo vetëm Italisë por të gjithë botës, ndërkohë që përzgjedhjen e këtij dokumentari e cilëson si pozitive për të dhënë shembullin e dialogut në një moment ku në Shqipëri mungon.
 
“Bëhet fjalë për një politikan që ka qenë gjithmonë i hapur dhe pro dialogut. Ka qenë një shembull për të vendosur dialogun edhe kur dialogu nuk ishte i thjeshtë. Është një film shumë i bukur dhe që brezit tim i zgjon kujtime edhe për gjërat që kemi jetuar. Kanë qenë kohë të vështira, por të përballuara nga një person me shumë qetësi dhe diplomaci. Ky film na sjell një Itali të bukur dhe të rëndësishme për të gjithë botën”, u shpreh ambasadori Gaiani.
 
Ndërkohë që vazhdon shfaqja e filmave të tjerë pjesëmarrës në edicionin e 12 të Festivalit Ndërkombëtare të Filmit deri në datën 9 nëntor.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje