Në qumështin e gjirit ka antibiotikë natyralë që mbrojnë fëmijën nga bakteret e rrezikshme dhe nxisin rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në zorrë.
Sipas studimit nga Donald Leung i National Jewish Health, ky antibiotik quhet GML dhe është i pranishëm në sasi shumë të larta në qumështin e gjirit, i pranishëm në sasi më të vogla në qumështin e lopës dhe mungon në atë artificial.
Ekspertët kanë treguar që GML dhe qumështi i gjirit janë në gjendje të vrasin baktere të tilla si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që as qumështi i lopës dhe as qumështi artificial nuk mund ta bëjë.
Ata theksojnë se substanca favorizon rritjen e baktereve pozitive për organizmin, në dallim me antibiotikët normale, të cilat nuk e kanë këtë veti.
Në barkun e foshnjeve me gji ka më shumë laktobacile, baktere të familjes Enterokoku, dhe bifidobakteret, të cilat e ndihmojnë organizmin.
GML është vënë në kërkesë që të pëqrdoret edhe në qumështin e lopës dhe qumështin artificial.
Komente

