Qumështi i gjirit përmban antibiotikë natyralë...çfarë kërkese është bërë nga ekspertët

Qumështi i gjirit përmban antibiotikë natyralë...çfarë kërkese është bërë nga ekspertët

Foto ilustruese

Në qumështin e gjirit ka antibiotikë natyralë që mbrojnë fëmijën nga bakteret e rrezikshme dhe nxisin rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në zorrë.

Sipas studimit nga Donald Leung i National Jewish Health, ky antibiotik quhet GML dhe është i pranishëm në sasi shumë të larta në qumështin e gjirit,  i pranishëm në sasi më të vogla në qumështin e lopës dhe mungon në atë artificial.

Ekspertët kanë treguar që GML dhe qumështi i gjirit janë në gjendje të vrasin baktere të tilla si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që as qumështi i lopës dhe as qumështi artificial nuk mund ta bëjë.

Ata theksojnë se substanca favorizon rritjen e baktereve pozitive për organizmin, në dallim me antibiotikët normale, të cilat nuk e kanë këtë veti.

Në barkun e foshnjeve me gji ka më shumë laktobacile, baktere të familjes Enterokoku, dhe bifidobakteret, të cilat e ndihmojnë organizmin.

GML është vënë në kërkesë që të pëqrdoret edhe  në qumështin e lopës dhe qumështin artificial.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa