Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.
Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël - 86.5 kundrejt dollarit amerikan.
Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2.
Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.
Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.
Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi.
Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.
Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.
Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2960
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë
25 Shtator, 21:36
-
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës
25 Shtator, 20:25
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona
24 Shtator, 15:47
-
Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së
23 Shtator, 15:01
-
Super raketa e Putinit dështon: Ikona e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit dhe shkatërron bazën
22 Shtator, 19:46
-
Rusia mohon mbështetjen ndaj demokrates Kamala Harris: Putin po bënte shaka
21 Shtator, 20:27
-
Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë
20 Shtator, 10:16
-
'Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë', Von der Leyen vizitë sot në Kiev, diskutime lidhur me mbështetjen për Ukrainën
20 Shtator, 08:31
-
Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë ‘vjen nga nivelet më të larta’
19 Shtator, 12:51
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme
19 Shtator, 08:54
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm rus në Zaporizhzhia, 2 të vdekur, 5 të plagosur
18 Shtator, 07:26
-
SHBA/ Kompania ‘Meta’ ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj
17 Shtator, 09:26