63 parti garojnë në zgjedhjet lokale për të pasur përfaqësuesit e tyre në këshillat e 61 bashkive të vendit. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha e Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garojnë të vetme, nga të cilat janë në garë 157 kandidatë për kryetar bashkie.
Numër i i qytetarëve me të drejtë vote është 3 370 206. Qendrat e votimit do të jenë të hapura që prej orës 07:00 të mëngjesit, ku qytetarët do të votojnë në 5 299 qendra votimi.
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ku vetëm për qendrat e votimit do të jenë të angazhuar rreth 6 mijë forca policie.
Përveç qendrave të votimit, Policia e Shtetit do të marrë në mbrojtje dhe qendrat e numërim të votave prej orës 18:00 të 21 qershorit deri në përfundim të numërimit të votave.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com