"ALS Ice Bucked Challenge" vipat
shqiptar i bashkohen sfidës

"ALS Ice Bucked Challenge" vipat<br />shqiptar i bashkohen sfidës
Iniciativës së sfidës së kovës me akull (ALS Ice Bucked Challenge) i janë bashkuar këto ditë të fundit edhe shumë nga artistët e njohur shqiptar.

Emra të njohur si  Monika Kryemadhi, Angela Martini, Armina Mevlani, Renato Mekolli, Olti Curri, Bleona Qereti, Vedat Ademi, Kledi Kadiu, Fjolla Morina, Jonida Maliqi, reperi 2po2, grupi i rrokut Lynx, Adelina Tahiri, Zajmina Vajsari, Besa Kokëdhima  e shumë personazhe të tjerë janë bërë pjesë e kësaj iniciative.



Ata  kanë hedhur sfida edhe për personazhe të tjerë secili nga këto emra  duke hedhur më pas në kokë kove të mbushura me ujë dhe akull. Kjo iniciativë shkon për sensibilizimin ndaj ALS, e cila ka të bëjë me Sklerozë Amiotrofike Laterale, dhe njihet ndryshe si sëmundja e Lu Gerigut.



Kjo sëmundje me kalimin e kohës paralizon fillimisht pjesën e gojës dhe nuk lëviz më, deri ne momentin kur  trupi degradon dhe vdes. Nga kjo sëmundje vuan dhe shkenctari i famshëm Stephen Hawking.



Qëllimi i kësaj sfide është mbledhja e sa më shumë fondeve që do të çojë në shtimin e kërkimeve për këtë sëmundje duke synuar parandalimin e saj.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta