"Ardit", filmi me mesazh
të fortë i Lorina Becit

"Ardit", filmi me mesazh<br />të fortë i Lorina Becit
TIRANE - Arditi , një djalë i vogël që përjeton dramën e shumë fëmijëve shqiptarë. Ndarja nga babai dhe jetesa vetëm me të ëmën e transformon atë në "përbindësh" në sytë e bashkëmoshatarëve të tij. Për këtë ai detyrohet të trillojë një baba të rremë, i cili kthehet me vonë te babai i vërtetë.

Kjo është fabula e fortë që përcjell përmes këtij filmi me metrazh të shkurtër, regjizorja e re Lorina Beci në premierën e saj.

Ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunetroret e saj të cilët bënë të mundur realizimin e këtij filmi me fonde që siç shprehet regjizorja ishin minimale.

Lorina Beci ka shfaqur për të gjithë të pranishmit dhe dy filma të tjerë me emrin "Pazari" dhe "Bela".

Në të dyja filmat shfaqen fenomene të reja të shoqërisë shqiptare që nis tek te rinjtë shqiptarë dhe deri tek të moshuarit, të cilët bien pre e tekave të fëmijëve .  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane