E ndërsa transaksioni për shitjen e kompanisë "Armo" nga Rezart Taçi tek azerët mbetet ende i mbuluar nga mistere dhe veprime paligjshmërie, të tjera fakte dalin në dritë për kompaninë përfituese, e cila drejtohet nga Abe Haliti, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në esktraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, të përditësuar më datë 8 gusht.
Në deklaratën e pronësisë depozituar nga pronarët e rinj, rezulton se korporata, e cila nga 8 gushti është pronare e re e Armos, është krijuar vetëm 6 muaj më parë e më saktësisht më d.t 6 shkurt të këtij viti.
Kompania e re figuron me emrin MMG TRUST(BVI) CORP, një shoqëri e krijuar në bazë të ligjit të Ishujve Britanikë Virgjinë dhe mbajtës i licencës Trust i Klasit të Parë, sipas ligjit “Për Bankat dhe shoqëritë e Trusteve”, 1990 (i ndryshuar) të ligjeve në fjalë, agjent i regjistruar i shoqërisë “Heaney Assets”, një shoqëri e krijuar ligjërisht në Ishujt Britanikë Virgjinë, me Nr Shoqërie: 1759526 më 6 Shkurt 2013.
Kjo firmë ka si seli adresën “Morgan and Morgan”, Pasea Estate, Road Toun, Ishujt Britanikë Virgjinë. Kjo kompani është e autorizuar të emërojë një maksimum prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) aksione me vlerë nominale dhe të një klase dhe serie të njëjtë.
Drejtues të kësaj kompanie rezultojnë personat e mëposhtëm, të cilët janë zgjedhur ligjërisht drejtorë/zyrtarë të shoqërisë:
Abe Halati, lindur më 04/07/1949, drejtor (me të drejtë firme së bashku me Frederic Leclercec si dhe Frederic Leclercec lindur më 01/12/1964, drejtor (me të drejtë individuale firme).
Aksionet e kësaj firme i përkasin aksionerit të vetëm të shoqërisë, Jean Claude Dauvergne. Kjo deklaratë është depozituar më 27 qershor të këtij viti, pra pak ditë para shitblerjes së Armos, nga personi i autorizuar me të drejtë firme, Kay Linda Richardson.
Ndërsa Abe Halati rezulton një biznesmen nga Azerbajxhani, për Frederic Leclercec nuk është gjetur asnjëlloj informacioni.
Pra i panjohur është edhe ortaku i vetëm i Korporatës që ka blerë ARMO-n, Jean Claude Dauvergne, që zotëron 100% të aksioneve të kompanisë.
Këto informacione ishin depozituar më 27 qershor të këtij viti, pra pak ditë para shitblerjes së Armos, tek ministria e Ekonomisë, e cila e ka gjykuar të mjaftueshme për të autorizur Rezart Taci të kalojë aksionet.
Kompania bleu keshtu 85 % të aksioneve të ARMOS e ndërsa kjo shitblerje është regjistruar në QKR në një ditë pushimi, pasi 8 gushti në Shqipëri përkon me festën e Bajramit.
Më poshtë deklarata e pronësisë së kompanisë që bleu ARMO-n

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com