"Bashkim doganor”, ideja e Vuçiç e
rrezikshme për Kosovën

"Bashkim doganor”, ideja e Vuçiç e<br />rrezikshme për Kosovën
Ideja për një bashkim doganor dhe treg të përbashkët të Ballkanit perëndimor, nuk i konvenon Kosovës, bazuar në rrethanat aktuale politike dhe ekonomike të saj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike -politike dhe integruese të vendit.

Ideja për bashkim doganor, të cilën e ka favorizuar kryeministri dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hasur në mbështetjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkaq, në Samitin e Sarajevës, që është mbajtur muajin e kaluar, është propozuar një treg i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se propozimi për një union doganor të vendeve të Ballkanit perëndimor, buron nga ideja e Serbisë, e cila, sipas tij, ka tendencë për ta shtruar një kontroll dhe ndikim më të madhe ekonomik në rajon dhe me këtë kontroll, të unifikojë edhe hyrjet doganore të vendeve anëtare.

“Bëhet fjalë për influencë të Serbisë në ekonomitë rajonale dhe natyrisht, Kosova nuk ka një interes të tillë që të ketë një ndikim të Serbisë në këtë rajon, gjithmonë për tu ushqyer pretendimet e Serbisë për status neutral ndaj integrimeve evropiane dhe ndaj influencës ruse në rajon".

"Pra, për ne nuk ka kurrfarë përfitimi, përveç se ndikim politik në rritje të Serbisë në rajon. Mungesa e përfitimeve dhe rrjedhimisht, paqartësia e një unioni të tillë e bëjnë këtë projekt tërësisht të parëndësishëm për Kosovën. Do të ishte mirë që Kosova të fliste edhe me Shqipërinë që t’i bindte ata për mosdhënie të përkrahjes, sepse përkrahja fillestare e Shqipërisë është e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme në këtë moment”.

Por, Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk duhet t’i frikësohet ideve të tilla, sikurse një bashkim doganor ose treg i përbashkët i Ballkanit perëndimor.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës tashmë ka shprehur qëndrimin kundër projektit të bazuar mbi idenë e Vuçiqit. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kohë më parë, në rrjetin social Facebook, pati shkruar se “Republika e Kosovës e konsideron të paqëlluar çdo lloj Unioni Doganor apo Tregu të përbashkët rajonal, i cili risjellë në opinion reminishenca të së kaluarës, të cilat janë në interes të të gjitha vendeve”.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë