"BB7", Arditi: "Lori ka
shprehur ndjenja ndaj meje"

"BB7", Arditi: "Lori ka<br />shprehur ndjenja ndaj meje"
Arditi, Juliana dhe Nevila ndodhen në oborr duke folur për nomimin e radhës dhe mendojnë se i eleminuari i radhës do të jetë mes Matildës dhe Fatjonit.

Arditi më pas fillon të flasë për Lorin dhe u rrëfen dy vajzave se ajo i ka shprehur atij ndjenjat e saj.

“Para një jave Lori më ka shprehur ndjenjat e saj”, thotë Arditi dhe më pas ai shpjegon se ka vënë re që Lori bëhet xheloze për të.

Juliana i thotë Arditit se ai duhet të mbajë qëndrim ndaj vajzave.

Nevila shpreh habi në lidhje me këtë gjë.

Juliana nga ana tjetër tregon xhelozi ndaj Arditit.

Ai thotë se është akuzuar se po luan me vajzat, ndërkohë që janë vajzat ato që po i afrohen dhe ndoshta po mundohen të bëjnë lojë me të.

Ai nuk e pranon se ka luajtur me ndonjërën prej vajzave dhe se nuk ka ngacmuar asnjërën prej tyre.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit