Dyshimet se Juliana dhe Arditi janë çifti tjetër brenda shtëpisë ka ngjallur diskutime të shumta mes banorëve të cilët ndodhen në dhomën e gjumit.

Visari i tregon për dyshimet që ai ka, në lidhje me tatuazhet që ajo ka në trup, të cilat janë me shkronjën ‘A’.

Ajo i shpjegon se dy shkronjat e para, kanë të bëjnë më ish të dashurin e saj ‘Arbri’, ndërsa tjetra me motrën e saj. Ajo nis të flasë për historinë e saj për ish të dashurin.

Më pas Fatjoni dhe Vleri përfshihen në bisedë dhe i thonë Julit se duke folur për të ajo i tregon ishit se i mungon ende.

Juliana u shpjegon se ajo ndjen kënaqësi kur flet për të.

Ata e akuzojnë se ajo është shumë egoiste, pasi nëse gjerat janë kështu, atëherë ajo nuk ka arsye t’i kërkojë llogari apo të mërzitet me Arditin, kur nuk ka vëmendjen e tij.

Juliana për të mbyllur këtë bisedë, iu shpjegon edhe një herë se ajo nuk është e interesuar për Arditin, pasi ai nuk është tipi i saj.

Duke mos besuar asnjë fjalë të Julianës, ata rinisin edhe një herë të njëjtën temë së bashku me Jonën, e cila u ishte bashkuar në bisedë.

Jona i flet për Arditin, ndërsa Juliana nervozohet aq shumë , sa iu kërkon t’i japin fund asaj teme, se po e streson shumë përditë.

Jona i flet për Arditin, ndërsa Juliana nervozohet aq shumë , sa iu kërkon t’i japin fund asaj teme, se po e streson shumë përditë.

Juliana e mbyll bisedën, duke u thënë se ajo ka pëlqim ndaj Visarit.

Direkt pas kësaj, Jona ngrihet nga krevati dhe del në oborr, ku ndodhej Arditi me vajzat.

Ajo e tërheq veçmas atyre dhe e godet me shuplakë, duke i thënë: "M'u largo! M'u hiq sysh!’, dhe futet menjëherë brenda shtëpisë, duke e lënë Arditin të shokuar në këmbë...

(b.t/shqiptarja.com)