"BB7", Katerina sërish kërcim
provokues para Fatjonit"

"BB7", Katerina sërish kërcim<br />provokues para Fatjonit"
Si duket provokimet dhe debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sa vijnë dhe bëhen më të nxehta.

E nxitur nga fjalët e Visarit dhe të Jonës, katerina shkon pranë Fatjonit duke bërë sërish gjeste provokuese.

Ajo fillon të kërcejë në mënyrë tejet provokuese para fatjonit, ndërkohë që ai nuk reagon por vetëm qesh. Nga ana tjetër është partnerja në jetën reale e fatjonit, Matilda e cila sigurisht preket shumë nga kjo situatë.

Ajo i kundërvihet Katerinës duke u munduar që ta prekë me fjalë, por kjo e fundit thotë se kjo është një dëshurë e Fatjonit.

Matilda i thotë Katerinës “Fatjoni ka shumë dëshira, a mundesh t’ia plotësosh të gjitha që kërkon?”.

Katerina nga ana tjetër i thotë “ nuk dua t’ia di fare për burrin tënd”.

Matilda vazhdon më tej duke i thënë se ajo nëse do mund t’ia plotësoj Fatjonit të gjitha dëshirat dhe ajo do t’ia lejoj çdo gjë.

Debati sa vjen dhë bëhet më i nxehtë kur Katerina i thotë Matildës: - “Ti nuk e ke puthur një herë ashtu siç duhet burrin tënd”. 

Matilda ia kthen:- “Ua kam lënë juve këtu brenda që ta puthni e t’i plotësoni të gjitha dëshirat që ai ka”.

Ky debat nuk kishte si të mos përfshinte edhe banorët e tjerë si Lori, e cila i thotë Matildës se ajo që po I thotë Katerinës është gjë shumë e ulët.

Ndërkohë edhe Juliana ironizon Matildën për xhelozinë e saj ndaj Fatjonit.

Matilda u thotë” mua më bëhet qejfi se kur kënaqet, Fatjoni edhe unë e kënaqur jam”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit