"Big Brother 8", Tea luan me
zjarrin, thërret: Niku më mungon

"Big Brother 8", Tea luan me<br />zjarrin, thërret: Niku më mungon
Për Tean mëngjesi i djeshëm ka qenë ndryshe nga ditët e kaluara. Edhe pse jemi në prag të gjysmëfinales, ajo vazhdon të jetë e dyzuar me ndjenjat e saj. Banorët vazhdojnë të jenë në gjumë, ndërsa në sfond vazhdon muzika. Koha kalon dhe këngët ndërrohen njëra pas tjetrës. Më në fund zgjohen edhe Alba dhe Tea.

Në sfond dëgjohet një nga këngët e preferuara të Fisnikut. Tea çohet dhe fillon të kërcejë më këngën e Nikut siç e quan ajo duke shprehur një kënaqësi të madhe. Tea teksa kërcen, përmend disa herë emrin e Fisnikut dhe u thotë
vajzave që ndodhen aty se kjo është kënga e preferuar e Fisnikut.

Pas përfundimit të këngës Tea flet në mikrofonin e saj që të dëgjohet më shumë nga jashtë shtëpisë, sesa nga banorët e tjerë të shtëpisë duke thënë: “Niku më mungon”. Tean e kemi parë gjatë gjithë këtij edicioni të dyjëzuar në ndjenjat e saj si me fisnikun në fillim dhe tani me Veselin.

Ende nuk është e qartë se çfarë do Tea dhe a i mungon më shumë Fisniku, apo Veseli? Kjo vazhdon të jetë një pikëpyetje edhe për banorët brenda të cilët komentojnë çdo ditë për “telenovelën” e Teas. Edhe këtë mëngjes Fatjoni e ironizon Tean në lidhje me këtë gjë.

Më pas kur ajo është në oborr dhe bashkë me banorët e tjerë është edhe Veseli, Fatjoni, Eleonora dhe Xhensila e ngacmojnë përsëri Tean nëpërmjet Veselit. Tashmë të gjithë banorët janë zgjuar dhe teksa janë duke u marrë me punët e tyre të mëngjesit ata shkëmbejnë biseda të ndryshme duke ngacmuar e ironizuar njëri-tjetrin.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla