Modelja shqiptare Vildane Zeneli nuk lë rast pa ekspozuar dhe shfaqur linjat e saj trupore jo vetëm në sete të ndryshme fotografike por edhe në foto të publikuara në rrjete sociale.

Këtë herë  Zeneli është shfaqur provokuese në një foto bardh e zi. Ajo duket mjaft sensuale teksa jep idenë se është duke fjetur, ndërkohë një tjetër detaj i fotos është edhe fakti se modelja është topless dhe është munduar të fshehë me anë të duarve hiret e saj.

Gjithashtu kohët e fundit Vildania është diskutuar edhe për qasjen e saj në fushën e muzikës, ku së shpejti pritet të publikohet kënga e saj e parë.

vildane zeneli

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)