"Danas": Serbia pranon
prefiksin +383 për Kosovën

"Danas": Serbia pranon<br />prefiksin +383 për Kosovën
PRISHTINE- Sipas burimeve të së përditshmes serbe, “Danas”, Beogradi ka pranuar që Kosova të ketë prefiksin e veçantë ndërkombëtar +383, i cili do të jetë i vetmi që në Kosovë do të mbetet në funksion pas vitit 2015, deri kur do të përdoret edhe prefiksi i Serbisë.

“Në qarqet diplomatike spekulohet se mund të shtyhet marrëveshje për energjetikën, nëse nuk përfshihet sistemi hidroenergjetik i Gazivodës, për të cilin, natyrisht duhet të bisedohet në kuadër të temës për furnizim me ujë”, shkruan “Danas”.

Beogradi, sipas “Danas”, ka pranuar që sistemi i transmisionit të energjisë në Kosovë të jetë në kuadër të KEK-ut. “Nga takimi i ri (sot) i dy kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, pritet që të sqarohen edhe ngecjet në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, shkruan “Danas”.


Redaksia online 
(rtk/sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024